Blitz

 Breaking News

Vajza e Johnny Depp dhe aktori i njohur konfirmojnë lidhjen e tyre, Hollywood-I ka një çift të ri të preferuar

Vajza e Johnny Depp dhe aktori i njohur konfirmojnë lidhjen e tyre, Hollywood-I ka një çift të ri të preferuar
October 21
17:39 2018

Është zyrtare, Hollywood-i ka një çift të ri të preferuar. Ylli i filmit “Call me by your name” Timothee Chalamet është parë në rrugët e New York-ut nën shoqerinë e Lily-Rose Depp.  Dyshohej prej disa kohësh që ata ishin në një lidhje pasi ishin parë dhe në vende të tjera bashkë por kësaj rradhe kanë konfirmuar gjithçka vetë.

Teksa drejtoheshin në një restorant ata ndaluan dhe i dhuruan njëri tjetrit një puthje pasionante. Ndërkohë që gjatë darkës qëndronin shumë afër dhe dukeshin shumë të dashuruar. Vajza e Johnyy Depp, 19 vjeç, do të jetë bashkë protagonistje e Chalamet në filmin e ri “The King” që do të shfaqet në Netflix vitin që vjen. Por ndërkohë që aktori i ri u nominua vjet për një çmim Oscar për rolin në “Call me by your name” dhe pritet të nominohet sërish për rolin e këtij viti në “Beautiful Boy”, Lily-Rose duhet të tregojë për publikun që e meriton të quhet aktore jo vetëm për shkak të mbiemrit që ka.

E nëse filmi i ri “The King” do tërhiqte audiencën vetëm për shkak të castit dhe regjizorit që ka, tani njerëzit do të jenë të interesuar të shohin dhe Timothee me Lily-Rose, a do të shkojnë në film aq sa shkojnë si çift në jetën reale? Ne besojmë që po. /Blitz.al/

Share