Blitz

 Breaking News

“Unë jam një nga miliona njerëzit që nuk mund të bëjnë fëmijë”-këngëtarja e njohur rrëfen sekretin e saj

“Unë jam një nga miliona njerëzit që nuk mund të bëjnë fëmijë”-këngëtarja e njohur rrëfen sekretin e saj
November 14
18:26 2018

Mbrëmjen e kaluar këngëtarja Jessie J ka performuar në shfaqjen që mbahet në “Royal Albert Hall” dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithë publikut me një rrëfim që e bënte për herë të parë.

Përpara momentit që do të performonte këngën “Four Letter Word”, nga albumi i fundit “R.O.S.E”, 30 vjeçarja i tha audiencës që ajo nuk mund të bënte fëmijë. “4 vjet më parë doktorët më thanë që nuk mund të bëjë kurrë fëmijë”- ju drejtua autorja e “Price Tag” njerëzve-“Më besoni, nuk jua them për mëshirë sepse unë jam vetëm një nga miliona femrat dhe meshkujt që e përjetojnë diçka të tillë e nuk do ta lejoj këtë gjë të më ndalojë të bëhem nënë.”.

E duke i dhënë kurajo çdo kujt që ishte duke kaluar të njejtën situatë me të ajo shtoi: “Nuk mund të jetë diçka që na përkufizon si njereëz por gjithsesi doja të shkruaja këtë këngë për momentin e trishtë dhe të dhimbshëm që po kaloja, gjithashtu që ti jepja diçka për të dëgjuar njerëzve të tjerë kur gjërat të jenë ë vështira. Prandaj nëse edhe ju po kaloni të njejtën gjë si unë apo keni humbur një fëmijë, dijeni që nuk jeni vetëm dhe po mendoj për ju kur këndoj këtë këngë”.

Në fund artistja britanike tha që po konsideron mënyra të tjera që mund ti japin një fëmijë dhe nuk do të ndalojë derisa ti plotësohet kjo dëshirë. Aktualisht Jessie J është duke u shoqëruar me aktorin Channing Tatum, i cili ishte duke e ndjekur nga afër koncertin e mbrëmjes së kaluar. Ai e ndoqi gjithë rrëfimin nga publiku së bashku me vajzën e tij 5 vjeçare, Everly, e me shumë gjasa kanë qenë një mbështetje e madhe për këngëtaren. /Blitz.al/

Share