Blitz

 Breaking News

U tha se Michael Buble do të tërhiqej nga muzika për shkak të familjes por e vërteta qëndron kështu…

U tha se Michael Buble do të tërhiqej nga muzika për shkak të familjes por e vërteta qëndron kështu…
October 17
21:29 2018

Lajmi se këngëtari kanadez i cili pak ditë më parë i kishte dhënë lamtumirë muzikës në një intervistë të dhënë për “Weekend” nga Daily Mail është përgënjështruar ditën e sotme. Asnjë tërheqje për Buble!

“Michael Buble as që që ka në plan të tërhiqet nga muzika. Nuk isha prezent gjatë kohës që është zhvilluar intervista, por deklaratat e tij duhet të jetë marrë jashtë kontekstit”, -është shprehur zëdhënësi i kengëtarit, Liz Rosenberg për “Insider”.

“Ndoshta ndërsa ishte duke shprehur emocionet e ndryshme që ka provuar vitet e fundit, ka thënë që ky mendim mund t’i ketë kaluar në mendje. Por, me një album të ri që pritet të lançohet në treg, me ftesa në televizione dhe me një tur të mundshëm, mund t’ju siguroj që Michael Buble nuk po tërhiqet nga muzika!”- ka shpjeguar përfaqësuesi i tij.

Në intervistën e para një jave, këngëtari kishte deklaruar që sëmundja e djalit të tij, Noah, i kishte ndryshuar përceptimin për jetën duke vënë në pikëpyetje prioritetet e tij, e si rrjedhojë kishte ndërmend të tërhiqej nga muzika.

Tani që të gjitha këto deklarat u përgënjeshtruan, jemi në pritje të projekteve të reja të këngëtarit./Blitz.al/

Share