Blitz

 Breaking News

U tha se Khloe Kardashian po flirtonte me këngëtarin e njohur, reagon e fejuara e tij

U tha se Khloe Kardashian po flirtonte me këngëtarin e njohur, reagon e fejuara e tij
April 21
14:29 2019

Ditëlindja e Kourtney Kardashian mblodhi shumë të ftuar dhe bëri të lindin shumë pikëpyetje. Ishte një festë e çmendur ku kishte plot ish të dashur. Scott Disick dhe Younes Bendijma nuk mundin të mungonin në 40 vjetorin e Kourtney-t, por gjithashtu i pranishëm ishte dhe French Montana, ish i dashuri i Khloe Kardashian.

Por ndonëse këto ishin në qendër të vëmendjes sonë, mesa duket Khloe ka pasur disa flirtime dhe me këngëtarin e njohur, Robin Thicke. Fansat kanë zbuluar në një foto të Kim, që në sfond ishte Khloe dhe Robin duke u përqafuar. Dhe të gjithë aluduan se mes tyre mund të ketë diçka romantike.

Por kjo ka shumë pak mundësi të ndodhë. Si fillim, Robin Thicke është një mik i mirë i Kardashians. Dhe mbi të gjitha, e fejuara e tij April Love Geary është një mikeshë e ngushtë e Khloes. Dhe ju rikthejmë në kujtesë këtë fotoja të saj nga ditëlindja e True.

Kështu që vetë April pas gjithë postimeve të fansave për “çiftin” e ri, vendosi të bëjë një koment epik: “I STAN”. Për të gjithë ju që nuk e dini, STAN është një bashkim i fjalëve “Stalk” dhe “Fan”, e përdorur kur një person është një fans i çmendur i një personazhi të njohur.

View this post on Instagram

Fiancé goals. #CommentsByCelebs

A post shared by Comments By Celebs (@commentsbycelebs) on

U bindët që nuk ka asgjë mes Robin dhe Khloe? Përndryshe, asnjë e fejuar nuk do reagonte në këtë mënyrë nëse do zbulonte që partneri e tradhëton. /Blitz.al/

Share