Blitz

 Breaking News

U përfol për romancë mes tij dhe Kourtney Kardashian, reagon publikisht këngëtari i njohur

U përfol për romancë mes tij dhe Kourtney Kardashian, reagon publikisht këngëtari i njohur
March 17
01:39 2019

Kourtney Kardashian dhe këngëtari i famshëm amerikan Travis Barker kohët e fundit janë përfolur për një histori dashurie mes tyre.

Ata janë parë pranë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit duke darkuar në disa restorante në Malibu. Si rrjedhojë, është aluduar shpesh në media se dyshja njohur po përjetonte një romancë.

Spekulimet kanë vazhduar deri ditën e djeshme, kur këngëtari ka reaguar publikisht duke mohuar zërat per nje histori dashurie mes tyre.

Kourtney dhe Travis janë vetëm dy miq të mirë me njëri-tjetrin dhe jetojnë në të njëjtën lagje. Kështu të paktën ka treguar ai për “People”. Travis  ka deklaruar publikisht se ata janë vetëm shokë dhe asgjë më shumë.

Kujtojmë se Kourtney ka qenë e martuar më parë me Scott Disick, me të cilin ka 3 fëmijë. Ajo i dha fund marrëdhënies me ish-bashkëshortin në vitin 2015, pas 9 vitesh martesë. /Blit.al/

Share