Tristan dyshohet ta ketë tradhëtuar sërish, Khloe Kardashian ka një mesazh të rëndësishëm për të gjithë
Mesa duket Khloe Kardashian ka vendosur të jetë e lumtur pavarësisht se çfarë i ndodh në jetë. Ajo ka ndarë një mesazh në Instastory me ndjekësit e saj.
“Mos u ndjeni keq që morët një vendim për jetën tuaj që mërzit të tjerët. Nuk je përgjegjëse për lumturinë e të tjerëve. Je përgjegjëse për lumturinë tënde. Çdokush që do që ti të jetosh në mjerim për lumturinë e tyre, si fillim nuk duhet as të jetë në jetën tënde. “
Kjo besohet të vijë si pasojë e lajmeve të fundit që Tristan Thompson vazhdon ta tradhëtojë, pasi është parë me vajza të tjera. Khloe nuk ka folur për këtë çështje zyrtarisht, por burimet thonë që është e vendosur të qëndrojë pranë tij, edhe nëse familja e saj kundërshton.
“Khloe beson çdo fjalë që Tristan i thotë. Ata do të qëndrojnë bashkë.”- ka thënë burimi pranë US.
/Blitz.al/