Blitz

 Breaking News

Trend i kohës: Gocat të famshme protagoniste në klipet shqiptare! Edhe Adrola Dushi në një projekt muzikor…

Trend i kohës: Gocat të famshme protagoniste në klipet shqiptare! Edhe Adrola Dushi në një projekt muzikor…
April 02
17:31 2019

Ka ndodhur shpesh që këngëtarët shqiptarë të zgjedhin si protagonistë të klipeve të tyre vajza të njohura të ekranit. Kjo formulë ka rezultuar e suksesshme, jo vetëm për faktin se ato vajza kanë qenë të bukura apo seksi por edhe sepse secila prej tyre ka fansa bensikë apo edhe sepse publiku ështv kuriozë t;i shohi në një situatë jashtë profesionit të tyre të përditshëm.

Jo më larg se dje pamë Klaudia Pepën, balerinën e njohur , si protagoniste në videoklipin “Amante” të getoar Selimit i cili i kishte besuar  Klaudias dhe elektricitetit të saj prezencën dhe vëmendjen e pjesës më të madhe të videoklipit.

Anjeza Maja ka qenë gjithashtu një tjetër bukuroshe e cila surprizoi me pjesëmarrjen e saj në bashkëpunimin mes Klajdi Harunit dhe Brunos në projektin “Mbase”. Nëse Kaludia tregonte më sipër vajzën seksi, Anjeza nxirrte në pah vajzën e thjeshtë, të pastër, të freskët njësoj si natyra.

Xhesika Berberi ka qenë një tjetër personazh, modele që u bë qendra e vëmendjes në klipin “Ajo” nga Getoar Selimi dhe Majk. Vajza e veshur me fustanin blu të cilës i shkojnë pas çunat është një nga arsyet pvrse ky klip duhej parë jo vetëm dëgjuar.

Shembujt janë të shumtë për të vazhduar pasi siç e thamë më sipër ka patur shumë raste kur vajza të bukura të ekranit kanë marrë pjesë si protagoniste në projekte muzikore. Rasti më i freskët është Adrola Dushi.

Sipas “ Who”Adrola do të jetë protagoniste në videoklipin më të ri të Eugent Bushpepës.

Xhirimet kanë nisur, ndërkohë që kjo është hera e parë që Adrola pranon të jetë imazhi kryesor i një projekti muzikor./Blitz.al/

 

Share