Blitz

 Breaking News

“Thjesht më pëlqen të konsumoj marijuanë, kam 8 vite që e pi”- I dashuri i Arianna Grandes flet pa doreza

“Thjesht më pëlqen të konsumoj marijuanë, kam 8 vite që e pi”- I dashuri i Arianna Grandes flet pa doreza
September 28
10:25 2018

Në intervistën e tij të fundit Pete Davidson është rrëfyer për problemet shëndetësore që ka si dhe për konsumimin e lëndëve narkotike. Në fakt komediani vitin e kaluar tentoi të qëndronte esëll pasi i ishte bashkuar një programi rehabilitimi por nuk ja doli dot të qëndronte kështu për shumë kohë.

“Nuk ishte e mundur që ta ndaloja së tymosuri, më dukej vetja sikur dikush më kishte mbyllur në një shtëpi bosh”- u shpreh ai. Dhe pas disa muajsh në rehabilitim e kuptoi që problemi nuk ishte marijuana por gjendja e tij shëndetësore. Ai është diagnostikuar në vitin 2016 si vuajtës nga një lloj depresioni kronik dhe në fakt sipas tij canabisi e ka ndihmuar të përballojë sëmundjen mendore. “Isha esëll për më shumë se 3 muaj dhe ta shpifte. Unë vuaj dhe nga sëmundja e Cohen, një lloj problemi me stomakun që ka efekt mbi tretjen. Kështu që cigaret e marijuanës më ndihmojnë dhe me përballimin e kësaj gjendjeje. Por gjithsesi mua më pëlqen ta pi, jam përdorues prej 8 vitesh”- shtoi Davidson.

Nga ana tjetër ai ka thënë se canabisi e ka ndihmuar dhe që gjithcka në lidhje me fejesën e tij  me Ariana Granden të shkojë shumë mirë. Epo meqë ka kaq efekt pozitiv mbi jetën e Pete kush jemi ne për të gjykuar? /Blitz.al/

Share