Blitz

 Breaking News

Taylor Swift i dhuron fanses së saj 15’500 dollarë për një arsye që do t’ju prekë të gjithëve

Taylor Swift i dhuron fanses së saj 15’500 dollarë për një arsye që do t’ju prekë të gjithëve
October 23
19:27 2018

Në datën 1 tetor Sadie Bartell postoi një status në Twitter ku u kërkonte ndihmë ndjekësve të saj. Ajo kërkoi ndihmë monetare për nënë e saj e cila kishte rënë në koma prej tre vitesh. Shkaku kryesor ishte një dëmtim në pjesën e trurit dhe që prej asaj kohe nëna e saj kishte rënë në një gjendje të pandryshuar.  Familja kujdesej për të dhe e mbanin në shtëpi pa ia shkëputur aparaturat. Taylor Swift, këngëtarja e njohur në gjithë botën e kishte parë postimin e saj dhe i kishte dhuruar vajzës 15’500 dollarë. Swift i dërgoi të ardhurat në llogarinë e vajzës në emrin e saj dhe të dy maceve të saj të famshme.

Pasi këto të ardhura i erdhën në ndihmë Sadie Bartell shkroi në Facebook dhuratën që Taylor i kishte bërë duke shprehur mirënjohje dhe adhurim për këtë gjest të idhullit të saj.

“Ajo ishte për mua në momentin tim më të vështirë. Ajo është tani dhe do të jetë gjithmonë. Do të doja ta shprehja gjithë dashurinë që më kanë dhënë njerëzit që më kanë ndihmuar veçanërisht Taylor. Ajo ishte drita në fund të tunelit dhe gjëja më e mirë që më ka ndodhur. “,- është shprehur vajza./Blitz.al/

Share