Blitz

 Breaking News

Tani ata janë çifti perfekt por dikur William dhe Kate ishin shumë pranë ndarjes për shkak të një “aventure” të princit

Tani ata janë çifti perfekt por dikur William dhe Kate ishin shumë pranë ndarjes për shkak të një “aventure” të princit
November 16
20:25 2018

Princi William dhe bashkëshortja e tij Kate Middleton, e kanë pranuar gjithmonë se gjatë fejesës së tyre  kaluan një periudhë të vështirë kur pothuajse u ndanë.

Por tani detajet të reja janë zbuluar nga ajo kohë në librin e ri biografik : “Dukesha e Kembrixhit: Si Kate Middleton u bë mbretëresha e ardhshme”. Në të shkruhet se çifti u nda për shkak të disa mosmarrveshjeve dhe Princi jo vetëm që nuk bëri asgjë për të rregulluar marrdhëniet me të dashurën e tij, por vendosi të shkojë në një udhëtim “post-ndarjes” me shokët.

Jo vetëm kaq, por në këtë udhëtim me varkë ku trashëgimtari i fronit shoqërohej nga miku i tij i ngushtë Guy Pelly, ky i fundit kishte punësuar një ekuipazh të tërin me vajza. Kjo gjë nuk u prit aspak mirë nga Kate atëherë, madje ishte mërzitur shumë.  Në libër shkruhet se në një moment ajo i kishte thënë miqve të saj se kishte vendosur mos e telefononte, as mos ti shkruante më ish të dashurit.

Sigurisht gjërat me kalimin e kohës u rregulluan, siç mund edhe ta merrni me mend, sepse çifti mbretëror tani është shumë i lumtur dhe kanë plot tre fëmijë. Gjithsesi tani jemi kuriozë të dimë kush ishte i pari që i shkruajti tjetrit në periudhën e ndarjes dhe mbi të gjitha si u justifikua Willaim tek Kate për këtë “aventurë” të vogël.  /Blitz.al/

Share