Blitz

 Breaking News

Stela Kotri e thotë troç: Primetime u besohet “gocave të hapura”. Shumë moderatore në ekran pa merita

Stela Kotri e thotë troç: Primetime u besohet “gocave të hapura”. Shumë moderatore në ekran pa merita
May 11
16:43 2019

Gjithnjë e më shumë moderatorë apo gazetarë “ankohen” se në ditët e sotme dalin në ekran vajza të cilat e fitojnë vendin e punës pa meritë. Madje jo vetëm kaq por disa prej tyre drejtojnë edhe programe tv rëndësishme në kohë televizive “primetime”.

Stela Kotri e ftuar këtë të shtunë në emisionin ” Thumb” nga Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu e ka prekur gjithashtu këtë temë.

Fatma e ka pyetur se çfarë mendon  ajo për koleget, ka nga ato që nuk e meritojnë famën apo emisionin që kanë në primetime?

“Mendoj se ka shumë të tilla. Diskutojmë edhe në ambjent të punës që fati i ka bërë që të përjetojnë këtë ngritjen e menjëhershme. Ndonjëherë kam dhe unë këto inatet e mia, për faktin që unë kam investuar që fëmijë në këtë profesion, dhe nuk jam aty ku do të doja të isha. Ndërkohë të tjerave u është hapur dera, ka lulëzuar në një moment dhe sot janë aty. Hapen dyert, çështje zgjedhjesh dhe kjo punë. Absolutisht ka plot që janë aty ku nuk e meritojnë nga çështja e aftësive se janë “goca të hapura”.”,- është shprehur Stela duke “thumbuar” kështu emrat që ajo nuk ka preferuar t’i thotë ama në bazë të përgjigjes kuptohet se janë shumë dhe në programe tv rëndësishme. /Blitz.al/

 

 

Share