Blitz

 Breaking News

Si janë raportet me MC Kreshën dhe Fifi-n? A do ta votojë këngën e tyre? Ja se si përgjigjet Rozana Radi

Si janë raportet me MC Kreshën dhe Fifi-n? A do ta votojë këngën e tyre? Ja se si përgjigjet Rozana Radi
December 02
16:33 2018

Që në momentin kur u mor vesh se Rozana Radi dhe MC Kresha do të merrnin pjesë në “Këngë Magjike” të këtij viti, kurioziteti ishte i madh.

Vite më parë ata konkuronin në këtë festival me një bashkëpunim dhe ishin në një marrëdhënie dashurie me njëri-tjetrin, ndaj dhe publiku është kureshtar rreth mënyrës se si do të sillen tani artistët dhe me sa pikë do ta votojnë ata këngën e secilit.

Së fundmi, Rozana ka dhënë disa përgjigje në Story-t e saj në Instagram kur është pyetur rreth kësaj temë.

“A do ta votosh Kreshën dhe Fifin?”- e pyet një nga ndjekëset këngëtaren në “Ask me a question”, dhe ndoshta ndryshe nga ç’pritej Rozana i ka publikuar shuar kureshtjet e ndjekësve.

“Ju siguroj që votimet e mia do të jenë të hapura si të gjithë artistëve.

“Do t’i shikoni”- i përgjigjet ajo.

Më pas në një tjetër pyetje, Rozi është pyetur se si i ka raportet me Fifi-n dhe MC Kreshën, duke na zbuluar ndër të tjera edhe një detaj interesant në lidhje me zhvendosjen e karrierës së Fifi-t në Tiranë.

“Shumë të mira”-shkruan këngëtarja.

Unë bashkë me Era Rusin kemi qenë inisiatoret që Fifi të vinte në Tiranë dhe të vazhdonte karrierën e saj këtu. Dhe kemi bërë shumë mirë, se Fifi ia doli shumë mirë”- shpjegon më tej Rozana.

 

/Blitz.al/

 

Share