Blitz

 Breaking News

“Shiko kush luan”, problemet me deputeten e njohur në prapaskena që çuan në “pezullimin” e puntatës së parë

“Shiko kush luan”, problemet me deputeten e njohur në prapaskena që çuan në “pezullimin” e puntatës së parë
October 03
13:21 2018

Sezoni i ri në “Shiko Kush Luan” nisi më 29 shtator, për të qenë në ekranet tona çdo të shtunë. Por një “problem” që ka ndodhur në prapaskenat e emisionit është mbuluar mjaft mirë nga produksioni i tyre.

Sipas burimeve të syri.net mësohet se në hapjen e sezonit do të ishte e ftuar Elisa Spiropali, deputetja e PS. Ajo ka marrë pjesë gjatë lojërave, por jo sipas skenarit dhe rregullave pasi kishte shumë komplekse. Regjistrimet nuk i kanë pëlqyer dhe ka kërkuar të mos transmetohet.

Në këtë mënyrë, janë detyruar të shfaqin atë që ishte përgatitur për javën e ardhshme. Të ftuarit ishin Iva Tiço, Kastro Zizo, Eneda Tarifa, Ervin Salianji dhe Albana Leka, të cilët shkaktuan të qeshura dhe argëtim me lojërat e tyre. /Blitz.al/

Share