Blitz

 Breaking News

Robert Berisha në distancë me familjen por sërish mbetet një baba i përkushtuar! Kjo foto tregon se sa shumë kujdeset për Renee

Robert Berisha në distancë me familjen por sërish mbetet një baba i përkushtuar! Kjo foto tregon se sa shumë kujdeset për Renee
October 03
18:01 2018

Prej tre javësh Robert Berisha ka lënë për pak kohë Kosovën për t’u zhvendosur në Tiranë për shkak të pjesëmarrjes së tij në “Dance With Me”. Nga njëra javë në tjetrën këngëtarin e shohim të performojë disiplina të ndryshme të kërcimit nën shoqërimin e partneres së tij në vallëzim, Lei Kraja.

Por sigurisht që kjo zhvendosje e përkohshme bën që atë ta marrë malli për të bijën, Renee. Edhe pse nuk mund ta takojë çdo ditë, në sajë të rrjeteve sociale Roberti dhe Renee komunikojnë në çdo moment dhe madje ai e shoqëron përmes ekranit të celularit edhe kur vogëlushja konsumon vaktet e ushqimit.

Vetë Roberti ka publikuar një foto pak më parë në Instastory në të cilën tregon se si ai flet me Renee-n dhe e sheh teksa ajo ushqehet në shtëpi.

Roberti është një baba i përkushtuar dhe mjaft i lidhur me vajzën e tij dhe kjo foto është një fakt më shumë./Blitz.al/

Share