Blitz

 Breaking News

“Respekt për kohën e tij por…”- Fero ka një mesazh për Unikkatilin

“Respekt për kohën e tij por…”- Fero ka një mesazh për Unikkatilin
October 25
16:20 2018

Fero është një nga reperat më të njohur shqiptarë jo vetëm për muzikën që bën por edhe për karakterin dhe vetëbesimin që tregon nëpër intervista.

Këtë e ka treguar dhe mbrëmjen e djeshme ndërsa  ka realizuar disa “Pyetje-Përgjigje” në storyt e Instagramit dhë ndër të tjera ka dhënë mendimin e tij për Unikkatili-n. Një fans i tij i shkruan: “Me hitet e tua edhe Katilin je duke e kaluar, je baba dhe e ardhmja e repit” ndërkohë që Fero është treguar më diplomat në përgjigjen e tij.

“Respekt për kohën e tij, tash o e jemja”- shkruan Fero duke mos mohuar kështu faktin që Unikkatili ka qenë dikur i suksesshëm por që gjithsësi tani ai vetë është më i miri ndër reperat.

Në fakt reperi i “On Records” gjithmonë e ka pranuar nëpër intervista që ka pasur dhe artistë të tjerë të mirë në fushën e hip hop-it por që në këtë moment për të “s’ka konkurencë”. Nuk e dimë sa dakort kanë qenë fansat e tij me këtë përgjigje, sepse tjetër gjë është të bësh deklarata për reperat e tjerë dhe një gjë komplet tjetër është ti bësh një “sfidë” Unikkatilit për sukses, por Fero mbetet Fero dhe presim çdo gjë nga ai. /Blitz.al/

Share