Blitz

 Breaking News

Refuzuan ta vishnin për shkak të përmasave, Bebe Rexha: “U lëndova”

Refuzuan ta vishnin për shkak të përmasave, Bebe Rexha: “U lëndova”
April 05
18:35 2019

Pak kohë më parë, Bebe Rexha tregoi se stilistët kishin refuzuar ta vishnin për në Grammys, për shkak se ajo kishte përmasa “të mëdha”. Dhe ajo ka folur për herë të parë duke treguar që është lënduar nga ky refuzim, por mbajti një qëndrim sfidues në mënyrë që të përballej me industrinë “fat-shaming” që paragjykon njerëzit për trupin dhe peshën.

E ftuar në puntatën e radhës të Lorraine, këngëtarja 29 vjeçare me origjinë shqiptare u shpreh:

“E dashuroj trupin tim, jam një vajzë e mbushur, por e përmenda sepse isha vërtetë e lënduar. Isha nominuar për dy Grammys, prindërit e mi po udhëtonin që të vinin dhe kur mikesha ime më tha për të
(refuzimin) vërtetë u acarova.”

Por hakmarrja më e mirë ishte shfaqja e saj në tapetin e kuq me një fustan të mrekullueshëm nga Monsoori, në të cilin ajo shprehej se ndihej si princeshë.

Bebe gjithashtu pranoi se të përballej me komentuesit online ishte shumë e vështirë, sepse ndonjëherë bëhej shumë e depresionuar për shkak të mënyrës se si njerëzit i flisnin dhe madje aludonin se ishte shtatzënë, thjesht për shkak të peshës.

/Blitz.al/

Share