Blitz

 Breaking News

Recitalet e zërave më të mirë! Këta këngëtarë vendosën të ngjisin karrierën në skenë dhe të këndojnë hitet ndër vite

Recitalet e zërave më të mirë! Këta këngëtarë vendosën të ngjisin karrierën në skenë dhe të këndojnë hitet ndër vite
October 11
18:59 2018

Shqipëria ka zhumë zëra të bukur, të cilët nga viti në vit i kanë dhënë publikut këngë aq të bukura që i kanë rezistuar kohës dhe këndohen me po të njëjtën dashuri si në kohën kur u konsideruan hite që në dëgjimin e parë. A keni qenë ndonjëherë në një recital të këngëtarit tuaj të preferuar? Mundësia më e madhe në ditët e sotme është që muzikën e mirë ta shijosh në club-e apo përmes kanaleve në Youtube. Ndryshe nga e gjithë bota që adhuron të shohë e të dëgjojë recitale të ëmrave më të mëdhenj të muzikës ose këngëtarin më “in” të momentit, shqiptarët janë të prirur të shkojnë në club e jo në festival më së shumti. Por të mos u vëmë faj më së shumti dëgjuesit të thjeshtë, pasi të paktë janë ata këngëtarë që nuk e kosniderojnë si diçka të mbetur në kohë recitalin dhe vendosin që të sjellin në skenë hitet më të mira në vite, larg ambjenteve të diskove por në salla të vogla apo të mëdha në përmasa ku muzika shijon ashtu siç ia ka lezeti.

Disa preferojnë të mbeten tek club-et e të tjerë vendosën të bëjnë një recital për të bërë gëzuar me ata që ua vlerësojnë më shumë artin, publiku, për nder të përvjetorit të karrierës së tyre.

“Tre Muskëtierët” Elton Deda, Aleksandër Gjoka dhe Redon makashi dhe “Divat”, Rovena Dilo, Irma Libohova, Eneda Tarifa dhe Besa Kokëdhima e ndezën pallatine  Kongreseve me muzikën e tyre.

Sabri Fejzullahu në fillim të këtij viti zgjodhi të festonte 50 vite karrierë duke mbajtur një koncert për të afërmit dhe miqtë e tij më të mirë, kolegë të brezit të tij por edhe këngëtarë të rinj të cilët e kanë dashur muzikën e Sabriut që në fillimet e tyre.

Bujar Qamili gjithashtu vetëm pak muaj më parë mbajti një koncert recital në Pallatin e Kongreseve duke sjell për publikun e tij këngët më të dëgjuara të repertorit.

Elita 5 është një nga grupet legjendare të muzikës rock në Shqipëri. Ata u krijuan si grup në vitin 1988 dhe këtë vit festuan  30-vjetorin. Me këtë rast grupi Elita 5 mbajti  një koncert madhështor në Tiranë ku kënduan hitet e tyre më të mëdha. Po kështu këtë vit listës së recitaleve iu bashkua edhe këngëtari i njohur i muzikës së viteve 200, Ardian Trebicka i cili mbajti një koncert recital në qershorin që lamë pas.

Më shumë se të flasim për notalgjinë e këtij brezi që i ka dhënë kaq shumë muzikës shqiptare, është vënë re së fundmi se edhe këngëtarë të rinj në moshë por të rritur në karrierë e kanë kuptuar rëndësinë e një koncerti madhështor dhe një recitali. Aty është vendi ku i gjithë publiku vjen vetëm për të dëgjuar ty dhe hitet e tua dhe për asnjë gjë tjetër.

Alban Skënderaj ishte këngëtari i parë nga të rinjtë që me recitalin “Tingujt e ditarit tim” solli në skenë brenda disa netësh gjithë karrierën e tij. Duartrokitjet për këtë recital ende nuk janë shuar dhe absolutisht konsiderohet gjëja më e mirë që Albani ka bërë për veten, për fansat e muzikës që ai bën dhe për karrierën. Edhe vetë Albani nuk e kishte imagjinuar dashurinë dhe dëshirën që publiku shqiptar kishte për të deri në momentin kur pa se salla e Kishës Ortodokse në Tiranë u mbush plot.  Ky koncert mori përmasa akoma edhe më madhsështore kur u realizua në pallatin e Kongreseve, në kuadër të 10 viteve karrierë të Albanit në skenë, e quajtur “Hapësira e një ëndrre”.

Së fundmi kudo në media po flitet për koncertin recital “Shtigje Tingujsh” që Mentor Haziri, këngëtari kaq shumë i pëlqyer i muzikës rock do të mbajë në Tiranë. Mentori ka qenë për një kohë të gjatë larg publikut shqiptar por ata nuk e kanë harruar dhe i kujtojnë shpesh hitet që ai ka sjellë gjatë gjithë karrierës së tij, me të cilat ka marrë edhe shumë kupa. Jo vetëm fansat por edhe vetë kolegët e tij janë treguar entuziast për këtë projekt të Hazirit, një koncert i cili do të mbahet në Katedralen Ortodokse në Tiranë më 28 tetor.

Shpat Deda, zëri aq shumë i ëmbël i djalit simpatik të cilin për herë të parë e njohëm në Top Fest ka bërë plot 10 vite karrierë. Për të festuar dekadën e tij të parë si pjesë e muzikës shqiptare Shpati ka vendosur të sjellë për publikun shqiptar një recital me këngët e tij më të bukura të prodhuara gjatë këtyre viteve. “Ambël e Thartë”, recitali do të quhet kështu dhe do të mbahet në datën 12 tetor tek Amfiteatri i Liqenit Artificial.

Anxhela Peristeri është një tjetër zë i bukur shqiptar që do të sjellë për gjithë adhuruesit e muzikës hitet e gjithë karrierës së saj muzikore. Anxhela është një nga zërat më të mira që ka Shqipëria, kush më shumë se ajo do i mbushte plot sallat! “Ishe Mbret”, “1001 djem”, “E cmendur” e një sërë hitesh ndër vite do të ngjiten në një skenë të vetme për orë të tëra në muajin nëntor. Vetë Anxhela ende nuk ka dhënë detaje të tjera am aka premtuar se për ata që ia duan muzikën ka programuar një mbrëmje të paharrueshme./Blitz.al./

Sa mirë do ishte sikur edhe emra të tjerë të muzikës shqiptare si Aurela Gaçe, Flori Mumajesi apo Jonida Maliqi te cilet marrin dashuri çdo ditë nga fansat të organizonin recitale të tilla. /Blitz.al/

Share