Blitz

 Breaking News

“Rashë në një pusetë me baltë”, moderatorja e njohur tregon për “fatkeqësinë” e takimit të parë

“Rashë në një pusetë me baltë”, moderatorja e njohur tregon për “fatkeqësinë” e takimit të parë
October 28
16:00 2018

E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Shiko kush luan” ishte dhe moderatorja Kiara Tito.Në një prej rubrikave, loja zbuloi të vërtetat dhe gënjeshtrat e Fifit, Kiarës dhe Kidës. Por ishte pikërisht kjo histori që askush nuk e mendonte të vërtetë, që na bëri përshtypje.

“Kam qenë përpara disa kohësh në një takim të parë me një djalë. E veshur bukur, e kuruar në çdo detaj, e parfumosur. E kishim lënë për darkë në orën 20:00, unë arrij në orën 20:15. Parkoj makinën dhe dal. Sapo dola nga makina dhe duke ecur si seksi pa shikuar fare se ku po ecja bie në një pusetë të madhe me baltë. E shikoj veten të mbuluar nga balta dhe e bërë zhul. Kamarierët e restorantit nisën të qeshnin, ndërsa ky djali më afrohet me xhentilesë me zorrën e ujit që të më ndihmonte të pastrohesha. Për rreth 15 minuta u morëm me shpërlarjen e baltës dhe më pas nisi darka romantike. Folëm e folëm e folëm.”- tregoi Kiara dhe më pas pohoi se ishte e gjitha histori e vërtetë.
Epo kjo duhet t’i shtohet menjëherë listës së “fatkeqësive” që mund të të ndodhin në një takim të parë. Të paktën, djali qenka treguar i sjellshëm dhe darka paska vazhduar normalisht. /Bliz.al/

Share