Blitz

 Breaking News

Që të jesh trend dhe ndryshe duhet të guxosh pak.. me baluken!

Që të jesh trend dhe ndryshe duhet të guxosh pak.. me baluken!
October 05
17:06 2018

Ne vajzat e kemi ego dhe pikësynim që të jemi sa më të ndryshme nga personat që na rrethojnë sidomos kur vjen puna tek trendet e modës, veshjet e kombinimet nga më të çuditshmet. Disa lyejnë flokët në një ngjyrë të cilën  jo të gjithë kanë guximin ta provojnë, siç ka qenë para 10 vitesh ngjyra rozë e flokëve apo 5 vite më parë ngjyra jeshile.

Dhe ja ku pak muaj më vonë në rrugë mund të shohësh rreth 10 vajza që të kalojnë pranë me po të njëjtën ngjyrë. Po kështu ndodhi edhe me flokët ombre, të cilat sot janë përhapur në masë por ja që tani ka një model flokësh dhe ngjyre që jo të gjithë kanë guximin ta bëjnë.

Po ju tregojmë një model që vetëm Aurela Gaçe, të paktën në Shqipëri e ka bërë. Bëhet fjalë për baluken e prerë shkujdesur dhe të ngjyrosur ndryshe në pjesën e fundit.

Këtë  model këngëtarja e ka patur disa vite më parë gjatë kohës kur ishte shtatzënë me vajzën e saj të parë Grace. Ky stil alla Aurela, i shkonte shumë këngëtares aq sa ajo vendosi që ti rikthehej pak muaj më parë. Gaçe ka një kujtim shumë të bukur me këtë model flokësh. Në muajin e nëntë të shtatzënisë ajo ka xhiruar klipin “Tranzit” dhe ka patur këtë pamje. Më herët ajo është shprehur se këto baluke jo vetëm që i ka ideuar por edhe i ka prerë e lyer vetë.

Një tjetër personazh që guxoi me ngjyrën por stilin ka preferuar ta mbajë të njëjtë është Irma Libohova. Irma prej pak muajsh ka vendosur që baluken ta lyejë në ngjyrë të zezë ndërsa pjesën tjetër të flokëve ta mbajë në ngjyrë të kuqe duke e bërë të duket këngëtaren shumë stil.

Ja pra që mjafton vetëm pak guxim dhe vendosmëri për të qenë ndryshe në morinë e gjithë trendeve që qarkullojnë përreth./Blitz.al/

Share