Blitz

 Breaking News

Punët e “rëndomta” që personazhet e njohur shqiptarë kanë bërë para se të bëheshin të famshëm

Punët e “rëndomta” që personazhet e njohur shqiptarë kanë bërë para se të bëheshin të famshëm
February 28
23:25 2019

Edhe pse shumë prej artistëve dhe VIP-ave e gjejnë rrugën të shtruar nga familja kur nisin karrierën e tyre, ka të tjerë që e kanë nisur nga hiçi dhe pa pasur asnjë lidhje me artin.

Përpara se të bëheshin të famshëm, të pëlqyer nga publiku dhe me shumë të ardhura, këto personazhe kanë kryer punë që zakonisht konsiderohen si “të rëndomta”.

Dua Lipa – kamariere

Dua Lipa fitoi dy “Grammy” para disa ditësh, që ju shtuan çmimeve të tjera të rëndësishme ndërkombëtare, por puna e saj e parë ka qenë kamariere.

Genta Ismajli – kasiere

E ftuar në “Xing me Ermalin”, këngëtarja Genta Ismajli ka treguar se puna e saj e parë kur jetonte në Amerikë ka qenë kasiere.

“Kur mbusha 16 vjeç, fillova punën time të parë. Isha kasiere në Amerikë tek një dyqan. Por më vonë më larguan nga puna.”- ka treguar ndër të tjera këngëtarja.

Sot, Genta është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare, me një karrierë të gjatë artistike dhe numëron disa hite.

Samir Mane – kambist

“Prindërit i kam pasur punëtorë. Nuk kisha ndonjë gjë të trashëguar.”- ka treguar Mane, teksa shpjegonte se si kishte filluar biznesin e tij.

“Mënyra sesi fillova ka qenë interesante. Te Banka e Shqipërisë, ka qenë tregu i Dollarit. Ka pasur shumë njerëz që shisnin e blinin. Unë kisha vizë austriake dhe disa shokë më propozuan të merrnin dhrahmi greke, e t’i thyenim në dollarë dhe kështu bëmë. Këtë punë e bëra për disa muaj. Dhe nga një student në Austri pa të ardhura, u ballafaqova me 5 mijë dollar fitim, ç’ka më tronditi dhe mua. Shkoja pastaj tre herë në javë.”

Sot, Mane llogaritet ndër miliarderët e parë shqiptarë. Fama e tij ka kaluar edhe kufijtë e Shqipërisë. Dhe duket se suksesin e ka zhvendosur edhe në rajon.

Sinan Hoxha – furrxhi

“Para se të futesha në muzikë, kam pasur një furrë buke, pra kam pas punuar furrxhi, kam bërë bukë.”- është shprehur mes të qeshurave Sinan Hoxha i ftuar para disa kohësh në “Xing me Ermalin”

Gent Hazizi – ndërtim

Aktori i humorit dhe moderatori Gent Hazizi zbuloi në emisionin “6 ditë pa Ermalin” të 2016-ës për të kaluarën e tij në emigracion. Ai foli me shumë sinqeritet se ka bërë punë të ndryshme, përfshirë edhe ndërtimin.

Ai ka deklaruar se ndërkohë që punonte në ndërtim e ka gjetur kohën edhe për të realizuar pasionin e tij, duke performuar çdo të premte dhe të shtunë, pa pagesë në lokale, në Itali, “Stand Up”.

Hetem Ramadan – çoban 

I ftuar në “Xing me Ermalin”, biznesmeni shqiptar, Hetem Ramadani i ka habitur të gjithë kur ka zbuluar se puna e parë që ka bërë ka qenë çoban.

“Meqë babai im ka qenë një ndër tregtarët më të mëdhenj në ish-Jugosllavi, u merrte me shitje-blerje të qingjave, dhenve, kafshëve. Unë kam qenë bari ose çoban, kjo ka qenë puna e parë, por e bëja pa para. Kam kullotur deri në 10 mijë qingja, dele në livadhet e Drenicës.”- ka treguar biznesmeni.

Ermal Mamaqi – shitës cigaresh

 

 

Artisti dhe drejtuesi i emisionit “Xing me Ermalin”, Ermal Mamaqi i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit para disa kohësh ka rrëfyer punën e tij të parë kur ishte vetëm 12 vjeç.
“Kam qenë 12 vjeç, kur fillova të dilja të shisja cigare në rrugë gjatë gjithë ditës në periudhën e verës, afër një dyqani mishi. Ndonjëherë vinte dhe vëllai për të më ndihmuar. Kam pasur dëshirë që në moshë të vogël për të qenë i pavarur. Motivimi fillestar që kam pasur në jetë ka qenë për të ndihmuar familje dhe për të larë borxhet. Jeta ka qenë e vështirë shumë atëherë, edhe pse dhe sot ka ende shumë familje që vuajnë. Ajo që më motivoi më shumë ka qenë ndihma për familjen. Unë u edukova me këtë frymë dhe njeriu duhet të jetë i mirë për familjen e vet”.

Renato Mekolli – Murator

Renato i ftuar në ” Thumb” para disa kohësh ka rrëfyer se punët e tij të para kanë qenë shitës dhe murator.

“Unë kam shitur gërvisht dhe fito. Kam punuar edhe si murator me babin ne Greqi. Por kam larë edhe pjata dhe kjo pjesa, “ua, ka larë pjata ua kështu ua ashtu me duket shumë fallso tek njerëzit. Dhe situata e showbizzit shqiptar sepse bëjnë sikur kanë filluar gjithmonë nga lart.”- ka treguar Renato.

Olsi Bylyku – Kamarier

I ftuar para një viti në “Top Show Magazine” Olsi tregoi se puna e parë që ka bërë ka qenë kamarier, por edhe në ndërtim, ku punonte në skela.

“E kam nisur me një kamarier lagjeje. E kam pasur gjithmonë me dëshirën për të mbuluar shpenzimet që më dukeshin të tepërta për t’ia kërkuar prindërve. Kam punuar edhe në skela, lyeja shkolla, ndërsa më vonë punova si kamarier çadrash, punë sezonale.”

/Blitz.al/

 

Share