Blitz

 Breaking News

Post Malone më i sinqertë seç duhet: Këndoj mirë sepse përdor autotune

Post Malone më i sinqertë seç duhet: Këndoj mirë sepse përdor autotune
October 03
19:22 2018

I ftuar në emisionin “The Tonight Show” i cili drejtohet nga Jimmy Fallon, një nga këngëtarët më të suksesshëm të momentit ka rrëfyer për herë të parë për karrierën dhe jetën e tij.

Post ka zbuluar se në fakt ai nuk ka ditur të luajë asnjë instrument më parë dhe kitaren, të cilën tani e luan gati në çdo koncert, e ka mësuar vetëm 3 vitë më parë. Por ajo që ka shkaktuar shumë të qeshura në studio ka qenë momenti kur moderatori e ka pyetur “Po talentin për të kënduar nga e ke marrë?”, dhe ai i është përgjigjur “Nga autotune”.

Në fakt këngëtarët e kësaj gjenerate po akuzohen gjithmonë e më shumë nga artistë më të vjetër që të gjithë suksesin e kanë nga autotune, program me të cilin rregullojnë zërin në studio. Me siguri Post Malone e ka thënë me shaka deklaratën e tij, si për t’ju përgjigjur këtyre kritikave pasi ai këndon shumë mirë edhe live. Të tjera detaje që ka thënë ai është fakti që tatuazhet ka filluar ti bëjë pasi e ka bindur Justin Bieber, që ndihet shumë çuditshëm që i ka marrë vendin Michael Jackson si thyes i rekordit për vendin e parë në Biilboard, dhe që në fakt vendimin për të pasur një karrierë në muzikë e mori kur kuptoi që po e harxhonte kot jetën e tij duke pirë alkool dhe drogë.

Gjithashtu ai ka treguar dhe disa sekonda nga kënga e tij e re e cila do jetë kolonë zanore e filmit të ri të Spider-Man.

/Blitz.al/

Share