Blitz

 Breaking News

Përtej dasmës madhështore, këta personazhe zgjodhën të celebroheshin në tarracën e Bashkisë

Përtej dasmës madhështore, këta personazhe zgjodhën të celebroheshin në tarracën e Bashkisë
October 01
16:27 2018

 

Prej më shumë se dy vitesh kryetari i Bashkisë Tiranë, ErionVeliaj ka vënë në dispozicion tarracën e godinës së bashkisë si vendin ku shumë çifte të rinj mund të celebrohen dhe të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë, me prezencën e vetë Erion Veliajt. Ka shumë njerëz që zgjedhin pikërisht këtë mënyrë për të zhvilluar aty ditën më të lumtur të jetës së tyre.

Përtej planeve 1 vit para të një dasme madhështore, ku shumë çifte organizojnë një aheng me shumë të ftuar,  gjithçka vetë, janë dhe këta persona që zgjedhin pikërisht rrugën më të shkurtër por edhe të bukur gjithashtu për të celebruar dashurinë e tyre. Këtë vit le të themi se ka qenë viti i dasmave. Ndryshe nga Sara Hoxha dhe Ledion Liço që u martuan në Como, Elita Rudi dhe Gjiko që u martuan në Ferizaj, Sezgini dhe Teuta, Jona Spahiu dhe Frenkli pati dhe disa personazhe të tjerë që janë celebruar kohët e fundit por që zgjodhën pikërisht tarracën e Bashkisë Tiranë si ambjentin ku do ti thoshin “Po” njëri-tjetrit.

Elona Duro finalizoi lidhjen me partnerin e saj, Lorenc Goga në martesë në gusht të vitit të kaluar. Elona është ngjitur në tarracën e Bashkisë së Tiranës për të kurorëzuar martesën e saj, ku të ftuar kishte edhe personazhe të njohur të showbizz-it dhe kolegë të saj. Të gjithë të ftuarit e treguan se u argëtuan shumë në festën që Elona dhe Lorenci kishin organizuar dhe duhet thënë se ishte një zgjedhje e duhur prej tyre.

Të shtunën që lamë pas është martuar një tjetër personazh i njohur. Bëhet fjalë për Kristi Karkanaqen djaloshin i cili fillimisht arriti të rrëmbente zemrat e njerëzve me këngët e tij në rrugët e Tiranës për tu bërë më pas një emër mjaft i njohur.

Ceremonia e martesës është zhvilluar në tarracën e Bashkisë së Tiranës dhe më pas çifti ka bërë një festë private me miq e familjarë, ku janë argëtuar nën muzikën e Lindi Islamit dhe Venera Lumanit.

Pasi martuam Kristin të shtunën, pasditen e së dielës u celebrua një nga moderatoret më të njohura të sportit, Vilma Masha. AJo e kishte planifikuar që vitin e kaluar dasmën e saj por duket se zgjodhi pikërisht një moment dhe vend të tillë për t’I thënë po partnerit të saj prej vitesh.  Të ftuar në celebrim ishin shumë emra të njjohur të ekranit shqiptar, miq prej kohësh të Vilmës dhe bashkëshortit të saj.

Të gjithë këta personazhe na tregojnë se jo gjithnjë është domosdoshmëri të bësh një super organizim, një dasmë prej një viti të planifikuar kur shpesh mund të kënaqesh edhe me një ceremoni të tillë, private dhe të vogël./Blitz.al/

Share