Blitz

 Breaking News

Përdori telefonin në makinë, David Beckham i hiqet patenta

Përdori telefonin në makinë, David Beckham i hiqet patenta
May 09
20:32 2019

Duhet të jemi të kujdesshëm në timon që të mos e pësojmë si David Beckham. Teksa i jepte makinës, ai ka qenë duke përdorur telefonin dhe për këtë arsye i është hequr patenta për 6 muaj.

Ngjarja ka ndodhur teksa ai po drejtonte një Bentley në Londrën Qendrore në 21 nëntor të vitit të shkuar. Sipas gjykatës, ai ishte fotografuar nga një qytetar duke ecur me ngadalë në trafik dhe me telefon në dorë.

Kështu, Beckham mori 6 pikë në patentën e tij dhe këto ju shtuan 6 pikëve të mëparshme që kishte për shpejtësi jashtë normave të lejuara. Ai gjithashtu mori një gjobë prej rreth 868 eurosh, ju desh të paguante për shërbimin e prokurorisë 115 euro dhe 85 euro tarifë shtesë për brenda 7 ditësh.

Avokati i tij, Gerrard Tyrrell u shpreh se ish-mesfushori nuk e mbante mend ditën në fjalë apo incidentin.

“Nuk ka një justifikim për atë që ndodhi, por dëshmia e tij është që nuk e mban mend.”

E kush do ta mbante mend që 6 muaj më parë ka qenë duke përdorur telefonin në makinë apo jo… /Blitz.al/

Share