Blitz

 Breaking News

Pas ndarjes nga i dashuri, Ambra e “Big Brother” tashmë krah Veselit?

Pas ndarjes nga i dashuri, Ambra e “Big Brother” tashmë krah Veselit?
September 03
09:38 2017

Të gjithë besojmë se e mbani mend Ambrën, vajzën simpatike të këtij edicioni të “Big Brother” që i bëri të gjithë djemtë lëmsh brenda shtëpisë e me shumë mundësi edhe jashtë saj.

Pas ndarjes nga Elsamedi, partneri i saj në lojë, Ambra u fol për një tjetër lidhje që krijoi me të përfunduar “Big Brother”. Por duket se kjo lidhje më shpejt përfundoi sesa nisi dhe bukuroshja është sërish single.

Në fakt, statusi i saj mund të ndryshojë sërish sepse disa foto me Veselin, fituesin e “Big Brother 8”, kanë bërë që fansat të aludojnë për një histori mes tyre. Fundja, pse do vinte Veseli nga Kosova vetëm për një kafe me Ambrën, ju si thoni?

Sidoqoftë, ne do të na pëlqenin si çift sepse të dy janë simpatikë dhe mjaft pozitivë për publikun që i ka ndjekur në “Big Brother”. /Blitz.al/

Share