Blitz

 Breaking News

Paç fatin e Bleonës! Një darkë me Anxhela Martinin “i dhuron” plot 23 mijë dollarë!

Paç fatin e Bleonës! Një darkë me Anxhela Martinin “i dhuron” plot 23 mijë dollarë!
December 11
11:12 2017

Bleona ka vendosur që këtë fundjavë ta kalojë me miken e saj Angela Martini dhe partnerin e saj Dragos Savulescu në Las Vegas. E teksa gjithçka duket se po shkon normalisht në një mbrëmje “për qejf”, ja ku vjen surpriza!

Nga videot që ka postuar Angela në Instastory duket se fati ka qenë në anën e Bleonës. Ata janë futur në kazino, prej së cilës Bleona ka dalë me plot 23 mijë dollarë!

Angela ka postuar disa video teksa Bleona luan dhe më pas ajo shihet me para në dorë duke thënë se do t’i shpenzojë të gjitha për shopping. Këngëtarja shpërthen nga gëzimi për paratë e fituara, aq sa ka tërhequr edhe vëmendjen e njerëzve që ndodheshin aty.

Gjithashtu vetëm pak minut më parë edhe Bleona ka bërë një postim në Insta Story ku thotë: ” Çdo gjë që unë dua është fitorja, asgjë tjetër”.

Epo, 23 mijë dollarë nuk janë pak, kështu që duhet të themi se Bleonës sapo i trokiti fati në derë! /Blitz.al/

Share