Blitz

 Breaking News

Noizy dhe Dafina publikojnë bashkëpunimin dhe na rrëfejnë për lidhjen e tyre?

Noizy dhe Dafina publikojnë bashkëpunimin dhe na rrëfejnë për lidhjen e tyre?
October 21
13:08 2018

“Zjarri” që bashkonte Noizy-n dhe Dafinën për të cilin shkruajtëm dy ditë më parë paska qenë me të vërtetë një detaj nga videoklipi i bashkëpunimit të tyre por jo vetëm kaq.

Kënga “A don Love” e artistëve sapo u publikua dhe videoklipi përveçse është i veçantë sepse është i xhiruar me një Iphone 8, në fakt duket sikur konfirmon një histori dashurie midis tyre, ose të paktën që e shijojnë “praninë” e njëri tjetrit. Pamjet nga videoklipi janë shumë të bukura dhe jo, nuk i bën natyra e vendit ku është xhiruar, por momentet e Dafit dhe Noizyt të përqafuar. Por sigurisht që ata janë artistë profesionistë dhe marrdhënia në këtë rast mund të jetë vetëm për të rrëfyer një historie dashurie në këngë. Gjithsesi ne po e lëmë në formën e pyetjes dhe pasi të shikoni videoklipin mund të vendosni vetë.

Në të njejtën kohë dhe kënga është tepër e bukur dhe rrjeshta si “A mdon mu a don Noizyn?” duket sikur tregojnë për bisedat dhe mendimet e  fillimit të një historie, e cila sërish mund të jetë se si gjërat kanë shkuar midis atyre vetë.

Shihet dhe qe fansat në komentet e tyre në rrjetet sociale duket se janë të ndarë. Ka nga ata që e kanë pritur me padurim këtë bashkëpunim midis tyre dhe duket se e pëlqejnë këngën që tani. Ndërkohë që ka nga ata që nuk e miratojnë “lidhjen” e tyre, më shumë për arsyen se marrdhëniet e tyre nuk ka qenë dhe aq të mira në të shkuarën dhe për më tepër çfarë do mendojë Ledri për këtë?

Sido që të jetë, a është historia e tyre e vërtetë si në këngë apo jo, ne na bëhet qefi që Noizy më në fund u kthye me një këngë dashurie dhe ku ka më bukur se të bashkëpunosh për një të tillë me Dafinën. /Blitz.al/

 

Share