Blitz

 Breaking News

Një unazë fejese plot shkëlqim! Çiljeta dhe Albani bashkë dhe të kapur dorë për dore…

Një unazë fejese plot shkëlqim! Çiljeta dhe Albani bashkë dhe të kapur dorë për dore…
October 04
16:23 2018

Prej kohësh shkruhet për lidhjen midis Çiljeta Xhilagës dhe Alban Hoxhës dhe çdo foto e tyre komentohet gjatë në media edhe pse dy protagonistët dëshirojnë të jetojnë gjithçka në privatësi.

Por fansat dhe ndjekësit e tyre në rrjete sociale janë gjithnjë e më shumë kuriozë të mësojnë se si po shkon historia e tyre e dashurisë.

PAk minuta më parë, këngëtarja ka publikuar një foto në të cilën duket dora e saj dhe e Albanit të kapura me njëra-tjetrën.

Ajo që tërheq vëmendjen është unaza në dorën e Çiljetës, në gishtin ku zakonisht mbahet unaza e fejesës.

Duket se gjërat tashmë janë zyrtarizuar, të paktën kjo gjë mund të kuptohet nga fotoja dhe unaza në gishtin e këngëtares.

Prej dy vitesh Çiljeta dhe Albani janë komentuar shpesh nga mediat rozë për lidhjen e tyre edhe pse nuk ka patur një konfirmim. E rëndësishme është që ata janë bashkë e ndoshta edhe janë fejuar e planet për të ardhmen premtojnë dasmë!/Blitz.al/

Share