Blitz

 Breaking News

Një tjetër teori për fundosjen e “Titanic”: Kapiteni i anijes ishte i dehur!

Një tjetër teori për fundosjen e “Titanic”: Kapiteni i anijes ishte i dehur!
April 02
09:41 2019

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 100 vite nga fundosja e anijes së famshme Titanic, historia e tragjedisë vazhdon të ketë kuriozitet dhe fakte të po reja dalin në dritë.

Një letër e shkruar nga një pasagjere e mbijetuar e “Titanic” dëshmon se kapiteni i anijes, 62-vjeçari Edward Smith ishte i dehur ndërkohë që anija u përplas me ajsbergun, 100 vjet më parë.

“Kapiteni ishte poshtë në barin e anijes dhe po konsumonte pije alkoolike, dhe kur ndodhi përplasja me ajsbergun i dha komandën dikujt tjetër për të drejtuar anijen”- shkruante pasagjerja e klasit të dytë, Emily Richards, në një letër zbuluar sëfudmi.

“Ishte faji i Kapitenit”- shkruante ajo ndër të tjera në letrën drejtuar vjehrrës së saj, 2 dite pasi i kishte mbijetuar tragjedisë.

Richards dhe dy djemtë e saj u shpëtuan, por vëllai i saj Xhorxh ishte një nga 1,522 njerëzit që vdiqën në katastrofën e 15 prillit të vitit 1912.

Nuk dihet se sa të vërteta mund të jenë ato qe janë shkruar në letër nga e mbijetuara, duke pasur parasysh rëndesën psikologjike që ajo kishte kaluar nga tragjedia, dhe humbja e vëllait të saj.

Ndërkohë “letra e saj po shitet nga një shtëpi ankandi në Angli”- raportojnë mediat e Londrës./Blitz.al/

Share