Blitz

 Breaking News

Mos vallë Meghan Markle ka lindur? Ky detaj nga Princ Harry na bën të mendojmë se po

Mos vallë Meghan Markle ka lindur? Ky detaj nga Princ Harry na bën të mendojmë se po
May 02
15:25 2019

Pallati Kensington ka zbuluar disa detaje që na bëjnë të mendojmë se Meghan Markle dhe Princ Harry tashmë janë bërë prindër.

Në një shënim të pallatit ditën e djeshme thuhej se Duka i Sussex do të vizitojë Holandën javën që vjen, për një detyrë zyrtare në Amsterdam. Këtë detaj shumë persona e kanë parë si nënkuptues që Dukesha ka lindur në fshehtësi dhe mendohet që kjo ka ndodhur të dielën ose të hënën.

Një ndihmës mbretëror është shprehur: “Ai e kishte planifikuar që të shkonte, por për shkak të lindjes së fëmijës nuk ishte shpallur zyrtarisht, në rast se nuk kishte mundësi më të shkonte. Ndërkohë ai është i lumtur që të shkojë.”

Pra fakti që gjithçka është e konfirmuar tashmë, do të thotë që Princ Harry e ka kaluar “pasigurinë se kur mund të lind fëmija”.

Ndërkohë një tjetër detaj, është fakti që ditën e djeshme Mbretëresha kishte shkuar t’i vizitonte në shtëpinë e tyre. Gjithsesi, ende mbetemi në pritje të një konfirmimi zyrtar që gjithë këto shenja të marrin kuptim. /Blitz.al/

 

Share