Blitz

 Breaking News

Mos e besoni po deshët, por moderatori i njohur shqiptar është dobësuar 12 kilogramë duke bërë seks!

Mos e besoni po deshët, por moderatori i njohur shqiptar është dobësuar 12 kilogramë duke bërë seks!
July 13
17:29 2017

Duke qenë se jemi në sezon veror një nga çështjet për të cilat po flasim më shumë është: si të arrijmë një trup të mirë, si të heqim disa kile të tepërta thjesht që të ngjajmë më mirë me rrobat e banjës. Megjithatë, ndryshe nga ne që i bëjmë në fund fare këto pyetje, ka nga ata persona që kanë investuar disa muaj më parë për të ardhur në formë tani.

Njëri prej tyre është një nga moderatorët e “Fiks Fare”, Dorian Ramaliu, i cili është vënë re se në formë shumë më të mirë. Ramaliu ka dhënë një intervistë për gazetën “Panorama”, ku është përgjigjur se mënyra se si ai ka humbur plot 12 kilogramë ka qenë duke bërë seks dhe duke u puthur.

Ndër të tjera në intervistë Dori ka thënë se ka rënë në dashuri dhe kjo e ka ndihmuar shumë të harrojë ushqimin dhe t’i dedikohet më shumë partneres së tij. Sigurisht, këtë regjim ai e ka plotësuar duke konsumuar ushqime të shëndetshme dhe duke eliminuar pothuajse tërësisht vaktin e darkës, siç ka treguar në intervistë.

Më poshtë po ju tregojmë të gjithë intervistën që ai ka dhënë për “Panorama”, ku ndër të tjera ka dhënë edhe lajmin se ai së bashku me Devisin do të jenë sërish duke moderuar “Fiks Fare” sezonin e ardhshëm. /Blitz.al/

Si e ka ndryshuar stilin tënd të jetesës puna e përnatshme në televizion si moderator i “Fiks Fare”?

-Sigurisht që ka ndryshuar stili im i jetesës, pasi tani duhet të ndjek tjetër regjim e duhet të jem më i koncentruar e i vëmendshëm për çdo ngjarje që ndodh. Për shembull, nëse dikur mund të më kapte mesnata jashtë, tani s’ia toleroj vetes këtë, veçse në fundjavë.

Fotografia jote me peshqir që postove nga ballkoni i një hoteli bëri xhiron e rrjeteve sociale. Si ia ke dalë të dobësohesh kaq shumë?

-Duke bërë dashuri, duke dashuruar çdo ditë e më shumë. Më saktë t’ju them lodhje, konsumim perfekt. Ua sugjeroj atyre që duan të humbin kilogramë në peshë!

Po thua se të ka dobësuar seksi, me pak fjalë?

-Për mua s’ka dashuri pa seks.

Po seks pa dashuri bën ti?

-Ah jo! Për mua seksi pa dashuri është si të punosh pa rrogë. Kësaj i thonë lodhu kot, po s’ka përfitim (qesh).

Pra je i dashuruar?

-Nuk do të flisja e s’do të dobësohesha kaq shumë po të mos isha i dashuruar… (qesh).

Kush është ajo?

-Sa ta zbuloj mirë kush është, do t’jua prezantoj.

Dobësimi në rastin tënd ka lidhje me ndjenjat, apo me lodhjen fizike?

-Sigurisht që me të dyja, duke eliminuar apo zëvendësuar vaktin e darkës në orët e vona me seksin. Brumërat dhe ëmbëlsirat gjatë ditës me ndjenjat. Ah, pa harruar puthjet, pasi sa herë më vjen dëshira për të ngrënë, dhuroj një puthje. Nga ky regjim kam humbur 10 kilogramë, maksimumi 12 kg. Uroj mos ta lë ndonjëherë këtë dietë, se do të jetë lehtësisht e dallueshme pastaj.

Përveç kalorive që djeg nga puthjet dhe seksi, sa i takon menysë ditore, çfarë konsumon më shumë aktualisht për të arritur këtë formë?

-Ok. Bëhemi pak seriozë tani, vërtet! Atëherë unë konsumoj perime, drithëra, fruta. Sa më pak brumëra dhe ëmbëlsira, sa më pak yndyra dhe në vend të mishit të kuq konsumoj mishin e bardhë, pra filetot e pulës. Dhe sigurisht shumë ujë gjatë ditës.

Je i varur nga kafet dhe sporti në jetën e përditshme?

-Pa një mesazh në celular dhe kafen e mëngjesit mua s’më hapen sytë. Me sport fatkeqësisht s’merrem.

Nga alkooli apo kokaina, kur del për qejf?

-(Qesh) Pak alkool po dhe aspak kokainë. Jo për gjë, por s’kam nevojë për stimulues, duke qenë se kam energji me tepricë.

Kur mendon se do ta ndiesh veten “Fiks fare” me peshën?

-Me peshën tani ndihem “Fiks”. Ndihem mirë kështu…

Sa për punën në televizion, do të jeni sërish ti dhe Devis Muka moderatorët e sezonit që vjen në “Fiks Fare”, apo do të ketë ndryshime?

-Me në krye Filip Çakulin, kokën e emisionit, Denisën qafën e emisionit dhe gjithë stafin e “Fiks Fare”, sezonin e ardhshëm vijmë akoma më në formë. Nga e hëna në të premte do të keni se çfarë të shihni në TCH!

Share