Blitz

 Breaking News

Me atë që i ndodhi vjet, Lori Hoxha ka një arsye përse urren të festojë ditëlindjen

Me atë që i ndodhi vjet, Lori Hoxha ka një arsye përse urren të festojë ditëlindjen
November 26
10:52 2018

Ditën e djeshme, Lori Hoxha ka postuar videon e rradhës në kanalin e saj në Youtube, e cila ndryshe nga videot e mëparshme nuk kishte të bënte me dasmën e Sarës dhe Ledionit por me fakte dhe detaje nga jeta e saj.

“18 fakte të tjera për mua” e ka emrin video-ja e Lorit, dhe për më shumë se 12 minuta ajo tregon detaje apo gjëra që publiku i cili e ndjek, nuk i dinte për të. Një nga këto fakte është dhe arseja pse ajo nuk e feston ditëlindjen.

“Kam qenë një fanse e madhe e festave të ditëlindjes, prisja gjithë vitin për atë ditë. I filloja festimet për të që një javë përpara, i bëja njerëzit të visheshin me ngjyrë ari ose të bardhë me të zezë, vendosja gjithmonë kode veshjesh”- rrëfen Lori dhe pastaj shton- “E urrej ditëlindjen time tani dhe ndoshta kjo ka të bëjë me faktin që vitin e kaluar pata festën më të keqe ndonjëherë”.

Kështu ajo zbulon detaje nga festa që bëri për ditëlindje vitin e kaluar dhe çfarë shkoi keq me të gjithë organizimin. “E festova ditëlindjen në Shqipëri, por dy ditë më parë isha në në festë në Londër, ku piva shumë alkool dhe përfundova në spital. E kur erdhi festa e ditëlindjes, njerëzit po pinin dhe unë nuk mundesha sepse shija alkoolit do më bënte të vdisja. Prandaj unë rrija i shikoja dhe mendoja se duhet të shkoja në shtëpi . Nuk po qëndroja dot në festën e ditëlindjes time dhe prandaj e urrej tani, prej çdo gjëje që ndodhi vjet”-tregon ajo, duke përfshirë në këtë histori dhe Sarën, të cilën e “akuzon” që e braktisi gjatë festës për tu kujdesur për Ledionin i cili përfundoi në spital nga pija.

Na vjen keq që Lori e urren tani ditëlindjen, por përveç pjesës që njerëzit ishin të pirë dhe kishin përfunduar në spital, si është puna me atë kodin e veshjes prej ari, çfarë po mendoje? /Blitz.al/

Share