Blitz

 Breaking News

Marrëdhënia e veçantë e Marina Vjollcës sapo u zbulua nga një “check” në Instagram!

Marrëdhënia e veçantë e Marina Vjollcës sapo u zbulua nga një “check” në Instagram!
October 02
16:46 2018

Nëse të duhet të përshkruash Marina Vjollcën ose të thuash një fjalë për të padiskutim që nuk mund të mohohet fakti që është një nga vajzat më të bukura dhe të ëmbla të ekranit. Nëse sheh profilin e saj të Instagram kupton shumë nga personaliteti i saj por edhe nga marrëdhëniet me njerëzit. Marina ka një jetë shumë të tërhequr nga media, publikon në rrjete sociale foto përgjithësisht kur është me pushime ose me familjen, bashkëshortin, motrat, nënë dhe mbesat e saj. Por duke parë pikërisht këto foto vumë re diçka, zbuluam marrëdhënien e veçantë që Marina ka me ushqimin.

Shumë nga fotot që ajo ka në rrjete sociale, janë shkrepur gjatë kohës që Marina ka qenë duke drekuar, darkuar, duke ngrënë.

Vetë moderatorja e ka thënë edhe më herët se pavarësisht se ka forma të pëlqyeshme fizike me ushqimin ka një marrëdhënie shumë të mire me ushqimin. Si një nuse e Kosovës, Marina pëlqen të konsumojë fli dhe sa herë që shkon në Kosovë tek të afërmit e Getoar Selimit, publikon në Instagram-in e saj një foto të tepsisë me fli të pjekur në saç. Por nëse nuk ka fli do ketë briosh, lëng frutash, çaj, kafe, fruta deti , sallatë, bukë etj dhe sërish Marina nuk mund të mos rrijë pa e publikuar një foto me pjatën e saj!/Blitz.al/

Share