Blitz

 Breaking News

“Mama fit dhe të suksesshme” të showbizz-it që na tregojnë se mund t’i bëjmë të gjitha

“Mama fit dhe të suksesshme” të showbizz-it që na tregojnë se mund t’i bëjmë të gjitha
October 18
17:52 2018

Të jesh një mama e përkushtuar nuk do të thotë që nuk mund të shkëlqesh dhe në aspektet e tjera të jetës. Shpesh personazhet e showbizz-it sulmohen se “lenë pas dore” fëmijët për t’ju përkushtuar vetes, shëndetit dhe karrierës. Por këto “mama fit” na tregojnë se ka kohë për të gjitha.

Emina Cunmulaj

Ajo është mama e dy vajzave, ku njëra prej tyre është më pak se 5 muajshe. Emina ka vazhduar të shkojë në palestër edhe gjatë muajve të parë të shtatëzënisë. Tani, ajo ndonëse e ka reduktuar këtë pjesë, vazhdon të kujdeset për veten. Njëkohësisht, është një aktiviste që shkëlqen në nismat e saj të bamirësisë.

Zaimina Vasjari

Khloe është vetëm 8 muajshe dhe Zaimina duket në formë perfekte. Ajo frekuenton vazhdimisht palestrën, dhe madje ka bërë dhe vajzën “pjesë” të saj. Ndërsa në aspektin e karrierës, ajo i është përkushtuar biznesit të saj.

View this post on Instagram

Pa pa fare 🙈🤣

A post shared by ᴢᴀɪᴍɪɴᴀ ᴠᴀsᴊᴀʀɪ (@zaimina_vasjari) on

Nora Istrefi

Ajo është mamaja e një vajze 3 vjeçare, së cilës i është përkushtuar tërësisht. Tërësisht, por pa hequr dorë nga kujdesi për veten apo karriera. Ajo është ushtruar edhe gjatë shtatëzënisë, dhe vazhdimisht publikon projekte të reja dhe angazhohet në koncertet që jep.

Dorina Mema

Një bodybuilder që ka fituar disa çmime, nuk është çudi të vazhdojë të ruajë një regjim të tillë. Ajo ka një vajzë, Irsin, që është tashmë adoleshente, me të cilën ka marrëdhënie shumë të mira dhe tashmë e konsideron dhe shoqe. Ajo ka hapur dhe biznesin e saj në këtë fushë, një palestër në kryeqytet.

Fjolla Morina

Ka dy vajza me të cilat është shumë e lidhur dhe këtë nuk ngurron ta tregojë në rrjetet sociale. E nga ana tjetër, ajo vazhdon të ruajë format thuajse perfekte dhe njëkohësisht të publikojë këngë që pëlqehen dhe nga publiku. Madje, dje ajo publikoi dhe këngën e saj të fundit.

Irena Kita

E diplomuar për juridik, ajo vazhdon të ushtrojë dhe sot profesionin e saj. Pavarësisht kësaj, pasioni i saj gjithnjë ka qenë aktiviteti fizik dhe ushqimi i shëndetshëm. Duke ushtruar dhe bloëgun e saj, ka influencuar mjaft dhe për këtë mënyrë jetese. Mos të harrojmë që ajo ka dhe një vajzë, kështu që sigurisht që meriton titullin “fit mama dhe e suksesshme”.

View this post on Instagram

Mother&Daughter 👯

A post shared by Irena KITA (@irena_kita) on

Aulona Musta

Pasionin e saj për aktivitetin fizik dhe palestrën e pasqyron shpesh në rrjetet sociale. E ka bërë pjesë të përditshmërisë së saj. Përkrah këtyre postimeve, janë dhe ato me vajzën e saj, me të cilën ajo sigurohet të kalojë kohë pasditeve dhe darkave. Njëkohësisht, mjafton të përmendim “Thumb-in e Aulonës dhe Fatmës” dhe kuptohet se dhe në aspektin e karrierës është shumë e suksesshme.

View this post on Instagram

Thashe njehere ta beja pushim sot, meqe dje vrapova 10 km…por pastaj thashe, jo vetem qe s’do ta bej pushim, por do bej dhe vrap mbasdite 😆😆😆 C’te bej, e dashuroj aktivitetin fizik, palestren, vrapin, sportin 😍😍😍 ——————— Nderkohe le te parashikojme pak komentet… Komenti nr 1: Je bere si burre, na e shpife! Komenti nr 2: Mire trupit qe i ben derman, po fytyres se shpifur cdo i besh… Komenti nr 3: Mbete ne palester, e morem vesh qe shkon ne palester…na e shpife… Komenti nr 4: Te rrofte qe mbete ne palester po ske fare bythe, derrase je nga mbrapa… Komenti nr 5:Na e shpife, shpifesire, shpifanjose, une shpif, ai shpif, ti ta shpif…dhe cdo forme e mundshme, folje, emer, mbimer, qe mund te perdoret fjala shpif 🤣🤣🤣🤣 #gymshark #gymsharkwomen #gymmotivation #ilovegym #fitness #fitnessmotivation #fitnesslife #fitmom #girlswholift

A post shared by Aulona Musta (@aulonamusta) on

/Blitz.al/

Share