Blitz

 Breaking News

Ledri Vula kërkon publikisht mbështetje për Dua Lipën

Ledri Vula kërkon publikisht mbështetje për Dua Lipën
November 04
14:56 2018

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa vazhdon të korri suksese në arenën ndërkombëtare.

Sot mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve “MTV EMA’s” dhe Dua është e nominuar në katër kategori.

Këngëtarja  është nominuar në “Best UK and Irland Act”, “Best Artist”, “Best Pop”dhe “Best Look”.

Ndërkohë që kanë mbetur edhe pak orë për të  votuar, Ledri Vula nuk ka nguruar për t’i kërkuar ndjekësve të tij mbështetjen për të votuar Dua Lipën.

Reperi i njohur ka postuar një foto në Instastory-n e tij ku ka ka etikuar Duan dhe prindërit e saj, në të cilën tregohet gjithashtu edhe linku nga ku  mund të votojmë këngëtaren e njohur.

Ledri dhe Dua janë diskutuar shpesh për një raport të mundshëm dashurei mes tyre, shumë kohë më parë.

Sidoqoftë, marrëdhëniet shoqërore vazhdojnë  i mbajnë akoma shumë të mira, pasi janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe të familjeve respektive.

/Blitz.al/

Share