Blitz

 Breaking News

Kush e deshi e deshi që në fillim! Hitet e Mc Kreshës përpara se të kishte famën e sotme

Kush e deshi e deshi që në fillim! Hitet e Mc Kreshës përpara se të kishte famën e sotme
October 24
17:50 2018

Mc Kresha është një nga reperët më “In” dhe më të dëgjuar të momentit.

Vlerësimi që ai momentalisht ka e bën të jetë i preferuari jo vetëm i publikut por edhe i shumë kolegëve të tij. Të shumtë kanë qenë ata që e kanë vlerësuar repin e Kreshës dhe e kanë quajtur një nga më të mirët në treg. Por të jesh i pëlqyeri i të gjithëve njëkohësisht padiskutim është vlerësim ama Mc Kresha nuk është nga ata reperë që thjesht dolën papritur, bënë dy apo tre këngë dhe fituan famë të menjëhershme. Për ju që sot thoni se pëlqeni muzikën e Mc Kreshës, po ju themi se ai ka bërë muzikë të mirë që kohë më parë, përpara se të gjithë ta njihnin e pëlqenin  më jehonën e “Era”.

“Jaba daba Du”

“Jaba daba Du” ishte një nga këngët më të bukura të “Kënga Magjike” 2011. Bashkëpunimi i tij me Rozana Radin pati sukses në festival por edhe më vonë. Shfaqja dhe interpretimii tyre në skenë tërhoqi vëmendje, të dy të veshur me kostum dhe me syze goditën në shenjë me këtë zgjedhje. Aq shumë u pëlqye kjo këngë sa kënga u shoqërua edhe me një videoklip mjaft të këndshëm.

“Luv Luv”

Një tekst rrëngjethës, një deklaratë e fortë dashurie e dhimbshme, një videoklip që të tërheq që në momentin e parë që e sheh. “Luv Luv”  ndoshta spati jehonën e hiteve të sotme ama absolutihst është një nga këngët më të bukura që Mc Kresha ka bërë në karrierë e tij. Shumë çuna kanë shfrytëzuar tekstin e kësaj kënge për t’i thënë ish- të dashurës së tyre fjalë që ndoshta ata vetë nuk do arrinin që ti formulonin kaq mirë.

“Delicious”

Shumë nga ju nuk e kujtojnë ndoshta Dafina Rexhepin por në 2012 –n “Delicious”, bashkëpunimi i saj me MC Kreshën ka qenë një nga këngët më të dëgjuara. Ishin pikërisht kohët kur Mc kresha nuk ishte çuni cool me kaçurrela por reperi me pantallonat e gjera që i këndonte dashurisë kështu.

“As ni zo” & “Cash”

Edhe bashkëpunimi me Nora Istrefin “As ni zo” ka qenë një projekt mjaft i pëlqyer i Mc Kreshës. Po kështu edhe “cash” dashuria e bazuar mbi para, kënga e tij me Aurela Gaçen.

“Edhe Tri”, “Ballin”, “Me ta pyl”

Bashkëpunimet e Kreshës me Gjikon kanë filluar që kohë më parë.  Trend i kohës kanë  qenë  edhe këto tre projekte, bukurinë e së cilës kjo për shkak edhe sepse Youtube -i atëherë nuk ishte si në kohën e  sotme, nuk e numërojnë klikimet./Blitz.al/

Share