Blitz

 Breaking News

Kosova pjesë e “Eurovizion”? Rona Nishliu po punon fort për këtë

Kosova pjesë e “Eurovizion”?  Rona Nishliu po punon fort për këtë
October 08
16:12 2018

Të gjithë e mbajmë mend mirë Eurovizionin e vitit 2012 kur Rona Nishliu me këngën “Suus” arriti të na bëjë krenarë duke radhitur Shqipërinë në vendin e pestë në finale. Ky është një rekord të cilin ajo e mban ende dhe asnjë nuk ka mundur ta thyejë.

Këtë javë është mbajtur në Spanjë Kongresi “OGAE” ku Rona ishte e ftuar dhe arriti të hynte në histori si këngëtarja e parë shqiptare e cila mori pjesë në këtë kongres ku edhe mbajti një fjalim të shkurtër.

Ka qenë vetë këngëtarja e cila nëpërmjet një postimi në Instagram ka informuar fansat e saj ku shkruan:

“Unë jam shumë e privilegjuar që jam këngëtarja e parë shqiptare e pranishme në Kongresin OGAE. Ky është kongresi i 13-të në Madrid dhe më besoni se ka qenë një natë për të mos u harruar gjatë. Unë do t’ju informojë së shpejti me lajme të reja nga ajo ditë por edhe me foto të ndryshme”- shkruan Rona.

Përveç kësaj Rona nëpërmjet një Instastory na zbuloi se po punon fort që Kosova të jetë pjesë e Eurovizion duke qenë se ajo punon edhe në televizionin e Kosovës. Këngëtarja shqiptare ka falenderuar edhe fansat nga spanja për mbështjetjen duke qenë se ishte një faqe spanjolle e cila e kishte shkruar këtë lajm. Shpresojmë që sa më shpejt dëshira e saj të bëhet realitet.

 

 

Share