Blitz

 Breaking News

Konkurrenca me Rudina Magjistarin: Bieta Sulo e thotë publikisht mendimin që ka për të

Konkurrenca me Rudina Magjistarin: Bieta Sulo e thotë publikisht mendimin që ka për të
November 18
18:28 2018

Bieta Sulo ka qenë e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” nga Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu. Prej muajit shtator ajo ka nisur një ekperiencë të re në televizion, tashmë si moderatore e emisionit të pasdites “Ftesë në 5”.

Konkurrentja e saj në po të njëjtin orar është Rudina Magjistari.  Dy moderatoret e “Thumb” e kanë pyetur gjatë intervistës se cila ka qenë pjesa më e vështirë; fakti që do kishte përballë një kundërshtare si Rudina apo që po e merrte pasditen në një gjendje jo shumë të mirë?

“E vërteta është kjo, se pavarësisht se jam diskutuar disa herë për të qenë në emisionin që tashmë nuk është më në trasmetim, “Pasdite në Top Channel”, nuk ka rezultuar asnjëherë emri im. Kishte një moment që do trimfonte. Drejtuesi aktual i televizionit, Ben Blushi në momentin që më thotë që “unë të mendoj në emisionin e pasdites” pa një pa dy thashë po. E vetmja gjë që unëi  thashë ishte se kisha një ide timen për pasditen, një markë që të ishte e imja, Bieta Sulo. Normalisht është emision i ri, orar i ri. Nuk pati hezitim për ta pranuar.

Përsa i përket konkurrencës, duke qenë se jam përballë Rudinës gjithmonë u them njerëzve se “Ajo nuk e ka ngrënë bukën kot” gjithë këto vite. Shumë autorë, shumë moderatore në emisionet e pasditeve janë ndërruar dhe kjo krijon paqëndrueshmëri tek publiku. Ndaj them se ajo nuk e ka ngrënë bukën kot por edhe nga televizioni ka qenë hapësira e lënë bosh.”,- është shprehur Bieta./Blitz.al/

Share