Blitz

 Breaking News

Kjo është arsyeja pse Nevina Shtylla la Klan-in për Top Channel

Kjo është arsyeja pse Nevina Shtylla la Klan-in për Top Channel
October 07
17:34 2018

Moderatorja e talentuar ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Shiko kush luan” në Top Channel. Bashkë me të ftuarit e tjerë ajo u bë pjesë e lojërave që ofron formati ku zbuloi dhe disa detaje rreth vetes.

Në rubrikën “Ndaje ose haje” Nevina u pyet për arsyen pse e kishte lënë Tv Klan për Top Channel. Ajo preferoi që ti përgjigjej kësaj pyetje në vënd që të provonte një nga ushqimet jo të zakonta që ofron loja. Kështu për herë të parë ajo pranoi se ka qenë gjithmonë e tërhequr ndaj idesë për të punuar në Top. Gjithashtu ajo tha se Top-i i ka dhënë siguri dhe kjo ishte një ndër arsyet kryesore.

Kujtojmë që Nevina këtë sezon prezanton emisionin e te hënës “Procesin Sportiv”, me Edi Manushin në krah./Blitz.al/

Share