Blitz

 Breaking News

Kim Kardashian flet për herë të parë në lidhje me takimin Kanye-Trump dhe se çfarë mendon vërtetë për të

Kim Kardashian flet për herë të parë në lidhje me takimin Kanye-Trump dhe se çfarë mendon vërtetë për të
November 15
20:45 2018

E ftuar përballë një paneli për të biseduar në lidhje me reformën e burgjeve, të cilën e ka mbështetur kohët e fundit, Kim Kardashian foli për herë të parë edhe në lidhje për atë që mendonte vërtet për takimin e Kanye West me Donald Trump.

“Mendoj se njerëzit nuk e kuptojnë atë qe ai perpiqet të thotë dhe ai nuk di të komunikojë”-u shpreh ylli i “Keeping up with the Kardashians”për bashkëshortin e saj-“ Kur flasim me njëri tjetrin kuptoj që kemi të njejtat ide për politikën. Në fakt ai nuk e kupton shumë mirë politikën, Kanye thjesht pëlqen personalitetin e Donald Trump por nuk e mendon sa të ndryshëm janë në mendime.”

Duket si diçka e çuditshme për të thënë për Kanye-n, kur në fakt ai është një nga personazhet publikë që e komenton më shumë jetën politike në SHBA, madje është shprehur se dhe ka dëshirë të hedhë kandidaturën për president.

Kim gjithashtu tha se nuk e ka problem të jetojë me një person që ka ide politike të ndryshme por ky nuk është rasti pasi Kanye thjesht është i keqkuptuar në publik. Pas takimit me Trump dhe reagimeve që reperi mori në rrjetet sociale, besohet që Kim ka folur shumë me të dhe i ka thënë të gjitha ato që mendon për veprimet e tij. Të paktën kështu është shprehur një burim i afërt me familjen Kardashian, për revistën People. E menjëherë pas bisedës me të Kanye nxorri në Twitter postimin e famshëm ku shkruante se i ishin hapur sytë dhe e kishte kuptuar që po përdorej të shpërndante mesazhe të gabuara për njerëzit.

Mesa duket Kim paska influencë të madhe tek bashkëshorti i saj dhe është një ndihmë e madhe për të gjatë kësaj periudhe jo të mirë që ai po kalon. /Blitz.al/

Share