Blitz

 Breaking News

Kim Kardashian e bën përsëri, kësaj rradhe e quan motrën e saj ‘Më të mërzitshmen nga të gjitha”

Kim Kardashian e bën përsëri, kësaj rradhe e quan motrën e saj ‘Më të mërzitshmen nga të gjitha”
November 30
20:35 2018

Për ju që jeni ndjekës të rregullt të serialit “Keeping Up With the Kardashians” ose për ju që jeni lexues të rregullt të lajmeve për një nga familjet më të famshme të Hollwëood-it, me siguri e mbani mend kur Kim e quajti motrën e saj Kourtney-n: “Më pak interesanten për tu parë”.

Në episodin e rradhës të serialit të familjes, që jepet çdo të dielë, Kim përpiqet- por dështon- që të shpjegojë çfarë deshi të thotë me fjalët drejtuar motrës.

“O Zot njerëzit janë duke u çmendur”- thotë Kourtney në klipin e ri të episodit, teksa i drejtohet Kim-it dhe Scott Disick- “Njerëzit janë duke e urryer Kim për komentet që bëri për mua herën e kaluar.”

Në këtë moment bashkëshortja e Kanye West përpiqet të shpjegohet çfarë deshi të thotë me fjalët e saj: “Unë në fakt doja të thoja që je më e mërzitshmja”- që në fakt është akoma më e rëndë nga ajo që tha më parë- “Por njerëzit janë duke reaguar sikur të urova vdekjen”.

Në fakt jo, kjo nuk ishtë çfarë menduam ne. Ne menduam që si ka mundësi që i tha motrës që është jo interesante dhe për më tepër i tha tani para miliona njerëzve që është e mërzitshme, por gjithsesi Kim e di vetë. Ky ishte reagimi i Kourtney-t gjithsesi:

Nga ana tjetër, Scott i pranishëm në bisedë përpiqet ta justifikojë Kim, duke thënë se edhe Kourtney thotë gjëra të këqija pas shpinës së saj, si për shembull që është një aktore e filmave porno por gjithsesi motra e madhe e mohon këtë.

Në fund ata vendosin të mos e vazhdojnë debatin dhe Kourtney e mbyll bisedën duke thënë: “Mund të mos jem interesante për tu parë, port ë paktën të bëj për të qeshur” .Bravo Kourtney! /Blitz.al/

Share