Blitz

 Breaking News

Kënga Magjike, java e katërt: “ Lajmi i mirë dhe lajmi i keq”

Kënga Magjike, java e katërt: “ Lajmi i mirë dhe lajmi i keq”
October 29
17:27 2018

Ja ku erdhi sërish e hëna dhe për të katërtën javë do jemi sërish me lajmin e mirë dhe lajmin e keq të pjesmarrësve në Këngën Magjike të këtij viti. Pa humbur kohë kalojmë direkt me performancat sepse frymëzimi im për të shkruar diçka përpara është njësoj si koha e kësaj fillim jave, gri dhe e shëmtuar.

Artistët Big

Mishela Rrapo dhe Ergys Shahu- Dashni e rrallë

Të dy vijnë nga New Artist por falë shpalljes “Big” të Mishelës dy vite më parë nga juria mund të marrin pjesë me artistët e tjerë të afirmuar. Kombinim i bukur i zërave, kënga është moderne dhe mund të të bëjë të kërcesh pavarësisht se ka dhe elemente të serenatës. Refreni është super catchy dhe me shumë mundësi do jetë një nga hitet e këtij viti. Performanca plot ngjyra dhe përveçse zërave Mishela dhe Ergysi shkojnë shumë bashkë si performues.  Mund ti kishin eleminuar fjalët gegërisht të përdorura sporadikisht dhe në titull.

Lajmi i mirë: Kategoria New Artist funksionon dhe kjo këngë e dy ish pjesmarrësve të kësaj kategorie është potencialisht një hit i kateogrisë Big

Lajmi i keq: Muzika më tingëllon e dëgjuar, pra jo e kopjuar por ka nota dhe elementë të ngjashme me disa këngë të cilat janë të konceptura që në krijim të jenë të tilla.

Franc Koruni- O Nënë ekzistencë

Që kur kam filluar të ndjek Këngën Magjike ky artist ka qenë gjithmonë aty. Dhe kësaj rradhe ai vjen me kitaren e tij dhe performon ulur duke e “rrëfyer” këngën . Përmbajtja e krijimit të tij është sërish filozofike, madje kësaj rradhe më shumë se herët e tjera. Edhe pse Franci është artist dhe bën muzikë si pak veta, nuk e di sa i plotësuar është kur e vetmja gjë për të cilën mbahet mend në festival është fakti që i hoqi fitoren Elhaida Danit vjet në finale me votën e tij.

Lajmi i mirë: Franc Koruni merr sërish pjesë në Këngën Magjike, vazhdon traditën.

Lajmi i keq: Franc Krouni merr sërish pjesë në Këngën Magjike, vazhdon traditën.

Era Rusi-Mos ma merr

Në një industri muzike ku vajzat zakonisht këndojnë për faktin se si mund t’ja marrin dashurinë të tjerave, Era zgjedh të vijë me këtë super baladë në festival me një këngë që i “përgjërohet” një tjetre mos ja marri atë. Teksti është super i realizuar nga Fifi, sidomos numërimi i orëve është super gjetje,  dhe muzika e përpunuar nga një “mjeshtër” i baladeve si Dimitrov. Zëri dhe notat që kap Era nuk kanë nevojë për koment. Gjithçka duket shumë mirë deri tani por mos dilni në përfundime pa lexuar dhe lajmin e keq.

Lajmi i mirë: Kjo mund të jetë balada e fuqishme e festivalit që mund ti japë vlerësimin e duhur Era Rusi-t në “Këngë Magjike” dhe më në fund sepse është një nga zërat më të mirë femëror që kemi.

Lajmi i keq: “Jolene, Jolene, Jolene, I’m begging of you please don’t take my man”. Edhe pse mesazhi që përcjell kënga është diçka që trajtohet botërisht në muzikë, edhe pse Fifi padyshim ka “shkrirë talentin” në tekst, kënga do gjykohet për ngjashmërinë që ka veçanërisht në refren me Joelene, deri në fund.

New Artist

Genti Deda- Sa të kam dasht

Ndoshta e mbani mend Gentin si nga pjesmarrja e suksesshme në “X Factor” por dhe nga kënga që kishte vitin e kaluar. Sërish vjen me një këngë moderne dhe ritmike ndryshe nga profili që ka, i këngëtarit të baladave apo tingujve të lehtë. Zërin vazhdon ta ketë shumë të ëmbël, pak më shumë energji gjatë performancës nuk do ta dëmtonte. Shpresojmë të marrim votat e duhura që në të ardhmen të përfshihet tek artistët Big. Performancë e këndshme në tërësi.

Lajmi i mirë: Genti ka zgjedhur të jetë një këngëtar i muzikës së radios, mund ta quajmë dhe mainstream. Disa mund të mos jenë dakort por mua më pëlqen zgjedhja e tij, fundja mund të bëhësh i suksesshëm me këto projekte dhe pastaj të bësh muzikën që do vetë.

Lajmi i keq: Materiali muzikor mund të kishte qenë dhe më i mirë, duke marrë parasysh dhe potencialin e Gentit, me diçka ritmike dhe më të veçantë mudn të jepte 100% nga talenti.

 

Red Carpet-Jepi kohës kohë

Një grup rrok në festival, sidomos që bën muzikë të mirë, është gjithmonë lajm pozitiv. Zëri i vokalistit është shumë i mbledhur, aftësia që ka për të kontrolluar notat është për tu admiruar. Çeshtja është moderne apo jo nuk ka vend fare sepse muzika rrok në thelb nuk duhet të jetë moderne, duhet të jetë stil dhe e krijuar për të nxjerrë në pah instrumentat dhe zërin e bandës. A është kjo makimumi që një bandë rrok mund të japë? Absolutisht jo, por në stilin që kanë zgjedhur është shumë okej edhe nëse është old është sërish okej.

Lajmi i mirë: Muzika rrok vazhdon të përfaqësohet, denjësisht të paktën.

Lajmi i keq: As kësaj rradhe një grup rrok nuk solli një këngë për të kërcyer apo për të shkulur “leshtë e kokës”, vazhdojmë të presim.

Elis-Jemi

S’kishte si të ndodhte ndryshe me Elis e cila vjen nga familja Kumrija, ku janë të gjithë këngëtarë. Më “super pëlqen” gërshetimi i këngës me fjalët shqip dhe anglisht sepse i ka dhënë një pamje modene këngës dhe nuk është tepruar me të. Guxoj ti them artiste sepse një këngëtare që të fut në botën e saj kur performon është e tillë. Lloji i zhanrit që lëvron është super dhe ka nevojë të dëgjohet më shumë, mund të them e guximshme, madje me fjalët e Armend Rexhepagiqit, deri diku ishte sensuale. Ngjyra e zërit të familjes Kumrija vazhdon të dëgjohet.

Lajmi i mirë: Kënga e bukur, zë i bukur, Elis Kumrija është vetë një lajm i mirë.

Lajmi i keq: Cilësimi i anëtarit të jurisë të këngës si “copë copë” është lajmi i keq për mua sepse “gjykuesit” duhet të jenë të hapur ndaj gjërave moderne edhe kur nuk i kuptojnë.

P.S. Bora Zemani është vetë lajmi i mirë i gjithë kësaj Kënge Magjike deri tani, po besoj e keni vënë re. /Blitz.al/

Performancat që nuk kanë dalë edne si dhe episodin e plotë mund ta gjeni këtu:

Share