Blitz

 Breaking News

“Ka tolerancë fetare por ka edhe tolerancë artistike”,- Renato Mekolli takon Gaz Pajën pasi e imitoi në “Portokalli”

“Ka tolerancë fetare por ka edhe tolerancë artistike”,- Renato Mekolli takon Gaz Pajën pasi e imitoi në “Portokalli”
November 01
18:05 2018

Një nga numrat më të komentuar të “Portokalli” që prej së dielës ishte imitimi i “Hell’s Hitchen” që bënë Gaz Paja dhe aktorët e tjerë, duke e sjellë drejtuesin e këtij emisioni chef Renato Mekolli si personazh komik.

Renato  është komentuar gjatë për pjesëmarrjen në një program të tillë, për rolin e chefit kritikues dhe strikt që ai bën në kuzhinë. “Kuzhina e Hallit” e sjellë nga aktorët e “Portokalli” shkaktoi shumë të qeshura dhe ishte Gaz Paja ai që kishte marrë rolin e Renatos.

Sot Renato dhe Gazi janë takuar me njëri-tjetrin. Duket se Renato e ka marrë me shumë sportivitet dhe ka qeshur me versionin e tij komik që aktori solli në “Portokalli” .

Në një foto të shpërndarë në Instagram ku kanë dalë të dy ai shkruan:

Ka tolerancë fetare, por ka edhe tolerancë artistike. Më në fund kam gjetur sozinë time që të çlirohem nga kaq shumë angazhime që kam.

Renato e ka pëlqyer imitimin e Gazit madje aq shumë sa ashtu sic shkruan, e quan sozin e tij që do e zëvendësonte shumë mirë./Blitz.al/

Share