Blitz

 Breaking News

Justin Timberlake dikur ka qenë ‘’djalë i keq’’, këto janë rrëfimet e tij në librin autobiografik

Justin Timberlake dikur ka qenë ‘’djalë i keq’’, këto janë rrëfimet e tij në librin autobiografik
October 31
20:48 2018

Një nga këngëtarët më suksesshëm të dekadës së fundit dhe ish pjesëtar i boyband-it “NSYNC’’, së fundmi ka nxjerrë librin e tij autobiografik ku rrëfen për një pjesë të mirë të jetës dhe karrierës së tij.

Ndoshta fansat e Justin Timberlake në vendin tonë nuk e dinë por ai ka qenë i famshëm që i vogël, pasi luante në një shfaqje për fëmijë ‘’Micky Mouse Club’’ së bashku me Britney Spears dhe Ryan Gossling. Pikërisht për këtë fakt ai flet dhe në librin e tij, më saktë thotë që fama që mori nga kjo shfaqje e detyroi të bëhej ‘’një djalë i keq”.

‘’U ktheva në shtëpi më i sofistikuar pasi kisha qenë pjesë aq kohë pjesë e nje shfaqje televizive. Edhe më parë ndihesha i tillë në krahasim me fëmijët e tjerë por duhej të përshtatesha gjithsesi me shokët e mi. Kështu, që të përshtatesha me ta u bëra klouni i klasës, bëja shaka dhe futesha në telashe me mësuesit. Fillova të bëhesha problem, tymosa hashash për herë të parë në moshën 13 vjeçare, merrja cigare në shkollë dhe gati u përjashtova për këtë.’’.

Gjithashtu ai flet në libër për marrdhënien e tij me Gossling dhe shoqërinë e tyre që të vegjël . Tani ai është një artist me shumë çmime të fituara dhe Ryan është aktori i nominuar për Oscar por kur kanë qenë në shfaqjen televizve ‘’ Micky Mouse Club’’ atyre i pëlqente të përfitonin nga benefitet që sjell fama, për tu futur falas në parqet e lojërave apo për të shkuar në koncerte.  Ndërsa për Britney Spears ai rrëfen se u njohën po në këtë serial televiziv dhe më pas filluan të frekuentonin njëri tjetrit në vitet 90’. Pas ndarjes së tyre të famshme, ku thuhet se Britney e tradhëtoi ai i kushtoi këngën “Cry Me a River’’. Ai thotë se ndjehej shumë keq në atë kohë, madje ndjente shumë inat dhe për këtë duhet të shkruante e të bënte një këngë. /Blitz.al/

Share