Blitz

 Breaking News

Jul Deda për “Duplex”-in: Puntata e parë nuk ishte mirë. Dolëm me brekë nëpër këmbë

Jul Deda për “Duplex”-in: Puntata e parë nuk ishte mirë. Dolëm me brekë nëpër këmbë
December 02
19:25 2018

Prej muajit shtator programi i dikurshëm “Apartamenti 2xl” u transferua në Tv Klan e tashmë njihet si “Duplex”.

Prej muajsh i gjithë stafi ishte përgatitur për zhvendosjen në një tjetër televizion, më të ndjekur dhe me më shumë përgjegjësi. I ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” që trasmetohet çdo të shtunë në Abc News, ka qenë Julian Deda.

Ndër të tjera Juli ka treguar se me transferimin në Tv Klan jo gjithçka ka shkuar mirë, sidomos në dy puntatat e para të “Duplex”-it.

“Puntata e parë nuk ishte mirë. Dolëm me brekë nëpërkëmbë. Kishte probleme teknike me audio, me kufjet por tani jemi konsoliduar.”,- është shprehur Juli duke pranuar se gjithnjë në fillime ka momente të tilla edhe pse në vijim u rregullua gjithçka./Blitz.al/

Share