Blitz

 Breaking News

Jo vetëm Fatma di të bëj dhurata, kjo është surpriza që Alfio i ka bërë moderatores për ditëlindje

Jo vetëm Fatma di të bëj dhurata, kjo është surpriza që Alfio i ka bërë moderatores për ditëlindje
October 28
10:33 2018

Qe kur ata të dy vendosën ta ndajnë me publikun dashurinë e tyre kanë qenë në qendër të mediave të showbizzit. Kështu ndodhi dhe para pak ditësh kur Fatma vendosi ti bëjë një suprizë partnerit të saj, një motor, që sigurisht për të ishte dhurata ideale. Dhurata dhe detaje të tilla janë arsyeja që Alfio e quan moderatoren e InTv “drita e syve të mi” dhe shumë të tjerë i kanë vënë epitetin si e dashura ideale.

Por mesa duket jo vetëm Fatma di të bëjë dhurata të bukura. Kësaj herë ka qenë Alfio i cili me plot detaje dashurie i ka bërë një suprpizë të dashurës së tij, me rastin e ditëlindjes. Siç shihet nga postimet në story ai ka zgjedhur ti urojë Famtës 24 vjetorin me një darkë romantike dhe intime. Detaje si shampanja, trëndafilat, tullumbacet dhe qirinjtë nuk mungojnë por pjesa më e veçantë është dedikimi me një ëmbëlsirë, sigurisht mjeshtëri e një shefi kuzhine si Alfio.

“Full of love” shkruan moderatorja në storyn e saj ndërsa i dashuri e uron me fjalët:” Dashura vjen vetëm një herë”. Më bukur se kaq nuk mund ta thotë askush dhe duke i uruar dhe Fatmës ditëlindjen, jemi të sigurtë që kjo nuk do jetë hera e fundit kur çifti i bën njëri tjetrit dhurata të vecanta, siç dinë vetëm ata. /Blitz.al/

Share