Blitz

 Breaking News

“Je e vdekur” – Këngëtarja shqiptare kërcënohet me jetë

“Je e vdekur” – Këngëtarja shqiptare kërcënohet me jetë
April 28
15:31 2020

Këngëtarja e njohur Eliza Hoxhës pasi u fut në politikë ka marrë shumë kërcënime të ndryshme. Së fundmi ajo nuk ka heshtur dhe ka bërë publike një kërcënim me jetë që i është bërë në rrjetet sociale.

Je e vdekur Eliza Hoxha”,shkruhet në statusin e një personi që e ka publikuar në “Facebook”.

Eliza shprehet se liria është aq e jashtëzakonshme saqë kalon në abuzim e kërcënim të tjetrit.

Statusi i Eliza Hoxhës:

“PASQYRË SHOQËRORE KOSOVARE. Prej se kam hy në politikë përditë të lume marr ofendime publike e edhe në inbox kot e kot… Liria me linqu dhe me stigmatizu në Kosovë është aq e jashtzakonshme sa që kalon në shkelje, abuzim dhe kërcnim të tjetrit ….krejt kjo në emër të lirisë së mendimit dhe veprimit.

Kur kësaj ia shton faktorin gjinor ky presion dhe kjo luftë është edhe dy herë më e egër”.

Share