Blitz

 Breaking News

Ish-futbollisti i famshëm i kombëtares italiane rrëfen për herë të parë luftën ndaj kancerit dhe pse e ka mbajtur të fshehtë

Ish-futbollisti i famshëm i kombëtares italiane rrëfen për herë të parë luftën ndaj kancerit dhe pse e ka mbajtur të fshehtë
November 26
19:58 2018

Gianluca Vialli, ish-futbollisti i njohur i kombëtares italiane dhe fitues i Champions League me skuadrën e Juventusit, në një intervistë për “Corriere della Sera” ka rrëfyer për herë të parë për luftën e tij kundër kancerit.

Vialli, i cili prej disa kohësh shfaqet në telezision në rolin e analistit sportiv, tregon se në fillim ka vendosur të mos i tregojë askujt, për shkak se donte që njerëzit të shihnin po atë Viallin që njihnin dhe jo atë që vuante nga sëmundja.

“Vendosa ta konsideroj të gjithë periudhën e luftës kundër kancerit si një fazë të jetës sime e që duhet ta përballoja me guxim e që nga cila duhet të mësoja diçka. Shkoja nëpër takime me një bluzë të madhe poshtë këmishës, që të tjerët mos e kuptonin çfarë fshihja, që të isha ende Vialli që njihnin.” – rrëfen 54-vjeçari.

“Më pas vendosa ta tregoj historinë time në një libër. Tani jam mirë, madje jam shumë mirë. Ka kaluar një vit që kur e “mposhta” kancerin dhe tani po kthehem të kem fizikun tim të përhershëm. Megjithatë ende nuk e di si do përfundojë kjo ndeshje.”- shton ish-futbollisti.

Në fund të intervistës ai shpreh dhe dëshirën që historia e se tij kunder kancerit të shërbejë si frymëzim për personat që ndodhen në një kryqëzim të rëndësishëm të jetës. /Blitz.al/

Share