Blitz

 Breaking News

Humbi 1.5 milionë ndjekës në 24 orë, ja e vërteta për vlogerin James Charles

Humbi 1.5 milionë ndjekës në 24 orë, ja e vërteta për vlogerin James Charles
May 12
09:54 2019

Të gjithë ata që ndjekin botën e modës dhe makijazhit në Youtube, tashmë e dinë për dramën dhe zënkën e madhe mes dy vlogerëve, Tati Westbrook dhe James Charles. Dhe nëse nuk jeni të bindur se është vërtetë kaq e rëndësishme, James humbi 1.5 milionë ndjekës brenda 24 orëve, që do të thotë shumë para të humbura dhe shumë po shprehen se ky mund të jetë dhe fundi i gjithë karrierës së tij. Por le ta nisim nga fillimi. Kush janë këta?

Tati Westbrook prej vitesh është një ndër vlogeret më të njohura të bukurisë, njëkohësisht dhe mentore e James Charles dhe arsyeja pse ai u bë i famshëm menjëherë. Ajo vitin që shkoi lançoi dhe linjën e saj të vitaminave për shëndetin e flokëve, lëkurës dhe thonjve.

Ndërkohë, James Charles është një ndër vlogeret meshkuj më të njohur për makijazhin dhe videot e bukurisë, që ka lancuar dhe plot produkte të tijat në treg.

Çfarë po ndodh?

James postoi një reklamë për Sugar Bear Hair, që është markë konkurrente me atë të Tatit. Dhe duke pasur parasysh gjithë historinë, Tati u shpreh në rrjete sociale se kjo ishte tepër fyese. James u kundërpërgjigj duke thënë se nuk kishte marrë asnjë pagesë për reklamë, por ato produkte përdorte dhe në ato momente nuk po mendonte për konkurrencën. Kjo ishte diçka jo dhe aq e besueshme, pasi James kishte shkruar #ad pranë videos, gjë që bëhet për postimet e sponsorizuara që paguhen.

Gjithsesi, Tati vendosi të postonte në kanalin e saj me miliona ndjekës një video 43 minutëshe ku tregonte gjithçka që e bëri të shkëpuste lidhjet me James, dhe gjithashtu disa të vërteta jo dhe aq të bukura.

Përveç faktit që ai kurrë nuk promovonte markën e saj, ndërkohë që ajo vazhdimisht i reklamonte produktet e tij, Tati zbuloi disa detaje nga jeta private. Mesa duket, James tenton shpesh të flasë me të dashurit e vajzave të njohura, edhe pse ai e di që ata janë në një lidhje dhe janë heteroseksualë. Edhe këngëtarja Zara Larsson tregoi se ka bërë të njëjtën gjë me të dashurin e saj.

Gjithashtu, Tati tregoi që James fliste vazhdimisht keq për të tjerët në industrinë e modës, duke thënë dhe gjërat më të ndyra, madje edhe për të.

Dhe kështu, James u zgjua në mëngjes dhe pa që kishte humbur plot 1.5 milionë ndjekës. Në fakt, kjo nuk është hera e parë që vlogeri sulmohet nga kolegët apo dhe nga fansat për sjelljen e tij, që shpesh është cilësuar e papërshtashme dhe raciste. /Blitz.al/


Share