Blitz

 Breaking News

Humb 8 kilogram brenda një muaji, Julian Deda tregon arsyen e përse vendosi të kryejë ndërhyrjen

Humb 8 kilogram brenda një muaji, Julian Deda tregon arsyen e përse vendosi të kryejë ndërhyrjen
December 02
19:18 2018

Julian Deda, aktori i njohur i humorit  ka marrë një vendim të papritur për shëndetin e tij. Ai ka vendosur t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje  jokirurgjikale për zvogëlimin e stomakut që quhet vendosja e balonit gastrik. I ftuar këtë të shtunë në “Thumb” nga Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu Juli ka treguar se ky ishte vendimi më i mirë që mund të merrte dhe arsyeja që e shtyu ishte pikërisht shëndeti.

“Kishte ardhur një moment që të bëja një gjë për veten time. Kam futur një top tek barku dhe ai po më ndihmon që të bie në peshë. Balon gastrik presupozon që zë volumin e stomakut. Unë s’kam kompleks. Por më ka shtyrë shëndeti, pas moshës 40 vjeç fillojnë problemet kardiovaskulare. Kam rënë 8 kilogram muajin e parë. Gruaja më thotë nuk gërhet më.”,- është shprehur Juli./Blitz.al /

Share