Blitz

 Breaking News

Gafa në “Game of Thrones”- Pas kritikave HBO fshin gotën e “Starbucks” nga seria e kaluar

Gafa në “Game of Thrones”- Pas kritikave HBO fshin gotën e “Starbucks” nga seria e kaluar
May 07
18:15 2019

Në episodin e kaluar të “Game of Thrones” të sezonit të tetë, fansat vunë re diçka tepër interesante gjatë transmetimit.

Gjatë një skene ndjekësit e serialit”, kanë vënë re një gotë e cila duket se nuk kishte aspak lidhje me kohën dhe vendin ku po ndodhnin ngjarjet.  Gota i përkiste kompanisë “Starbucks”, kafja më e njohur e momentit në botë.

Kudo në rrjet shpërthyen meme-t dhe kritikat ndaj produksionit se si ishte e mundur që një detaj i tillë të mos ishte pikasur prej tyre.

Por “HBO” në qetësi të plotë ka përditësuar episodin e fundit  të “Game of Thrones” duke hequr në mënyrë dixhitale  gotën e kafes e cila bëri zhurmë në rrjet. Pavarësisht se ky produksion i suksesshëm kalon nën kontrollin e imtësishëm të regjisorëve mesa duket askush nuk e kishte vënë re. Gjëra që ndodhin, ama ja që fansat janë shumë detajist!/Blitz.al/

Share